Imeraj: LSI s'do te fitoje me asgje duke vjedhur vota
Per Partine Socialiste shqiptaret nuk do te votojne me per mazhorancen aktuale dhe per aleatet e saj. Ne pergjigje te deklaratave te Sekretarit te Pergjithshem, Luan Rama, zedhenesja e selise roze, Armela Imeraj, u ka kujtuar zyrtareve te LSI-se se ne zgjedhjet e vitit te kaluar ata tradhtuan votuesit e majte. Nga ana tjeter, Imeraj ka theksuar se LSI-ja nuk mund te fitoje me duke vjedhur votat e shqiptareve. "Nese LSI mendon se mund te fitoje dicka duke vjedhur vota si ne zgjedhjet e 2009-tes ne Ndroq, ta harroje! Por, eshte e kuptueshme frika e LSI nga vota e shqiptareve. Sepse tradhtoi e genjeu votuesit e majte duke mbajtur ne pushtet Berishen", u shpreh Imeraj. Ajo ka renditur dhe nje arsye tjeter, e cila do ti beje shqiptaret te kuptojne se nuk duhet votuar me Levizja Socialiste per Integrim. Imeraj ka permendur premtimin e LSI-se per hapjen e vendeve te reja te punes. Sipas saj LSI-ja dhe kryeministri Berisha kane shkurtuar 100 mije vende pune gjate vitit te pare te qeverisjes. "Premtoi 100 mije vende pune dhe vetem gjate vitit te pare te pushtetit PD-LSI kane humbur 100 mije shqiptare vendet e tyre te punes" u shpreh Imeraj. Zedhenesja e Partise Socialiste u shpreh se situata ekonomike ne te cilen ndodhet vendi do beje qe votuesit te mos zgjedhin me Partine Demokratike dhe aleatet e saj. "Se treti, cka eshte me e rendesishmja, ne derexhene ku e ka zhytur ekonomine shqiptare Saliu, nuk ka me shqiptar qe voton as per te e as per aleatet e tij", u shpreh Imeraj.