E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatori, axhende te ngjeshur per politiken

Kuvendi do te kete nje axhende teper te ngjeshur me celjen e sesionit te ri me 6 shtator. Fillimisht, puna do te nise me projektligjet pezull prej me shume se nje viti ne Kuvend, qe lidhen me reformen ne drejtesi dhe nje sere ndryshimesh te kodeve, te cilat kerkojne nje shumice te cilesuar te votave per tu miratuar, 84 vota. Por lista e projekteve te prapambetura eshte e gjate per Kuvendin qe punen e mbarti per ne shator. Vetem nga seanca e fundit plenare, u mbarten jo pak por dhjete projektligje, mes te cileve edhe ndryshimi i ligjit per Sherbimin Informativ Shteteror. Per te shtator jane shtyre edhe reforma zgjedhore, e cila ne fakt konsiderohet si e domosdoshme, ne rast se politika kerkon qe ne zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal te shkoje me ligj zgjedhor sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR, por edhe hetimi per masakren e Tivarit, nje hetim qe shtrihet per nje periudhe nje vjecare. Muajin e ardhshem, qeveria premtoi se do te dorezoje per shqyrtim ne Parlament edhe buxhetin e shtetit per vitin 2011. Kryeministri u kerkoi anetareve te kabinetit te tij qeveritar, qe te dorezojne ne qeveri me 1 shator buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, i cili po gjate ketij muaji do te shqyrtohen ne Kuvend. Per te mos permendur ketu edhe ndryshimet apo zhvillime te tjera qe Shqiperia pret ne vjeshte ne kuader te procesit te liberalizimit te vizave nga nderkombetaret apo pergatitjet e nevojshme per procesin e ardhshem zgjedhor i cili duhet te realizohet brenda dates 8 maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›