E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marku: Kerkesa e PS per kutite, beteje e humbur

Mazhoranca ben thirrje qe me celjen e sesionit te ri parlamentar, puna duhet te perqendrohet tek reforma zgjedhore dhe pergatitja per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal. Deputeti demokrat, Mark Marku, u shpreh dje se tashme forcat politike, duhet te punojne per te ecur perpara me reformen zgjedhore. "Kerkesa e socialisteve per hapjen e fleteve te votimit eshte nje beteje e humbur, pasi kjo jo vetem qe nuk eshte e ligjshme, por edhe nuk pranohet dhe nuk gjen mbeshtetje as nga faktori nderkombetar", tha Marku. Sipas tij, tashme duhet te shihet perpara ne menyre qe te nisin pergatitjet per procesin e ardhshem zgjedhor per pushtetin lokal. "Mund te them se jane pikerisht nderkombetaret ata qe sugjerojne edhe zgjidhjen me te mire per daljen nga ngerci politik duke bere transparencen e zgjedhjeve parlamentare nepermjet hetimit te materialeve zgjedhore", vijoi Marku. Nderkohe qe socialistet vijojne te kembengulin ne faktin se duhet bere transparenca zgjedhore nepermjet rinumerimit te votave, kerkese e cila po mban ende peng zgjidhjen e ngercit politik qe zanafillen e ka qe pas zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit 2009.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›