E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Gushti, muaj pune, do kemi kandidate konkurrues

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama u shpreh dje se strukturat e kesaj partie jane duke punuar per zgjedhjet lokale. Ne kete menyre Rama ka konfirmuar dje dhe nisjen jo zyrtare te pergatitjeve per fushaten e ardhshme. Sekretari i LSI-se u ndal dhe ne procedurat konkrete duke theksuar se po punohet per njohjen e pritshmerive te votuesve. Mbi bazen e ketyre "studimeve" duket se LSI-ja do te beje perzgjedhjen kandidaturave dhe do te percaktoje zonat ku mund te kerkoje daljen me kandidatet e saj. "Pavaresisht faktit qe gushti pergjithesisht eshte muaj pushimesh, strukturat e LSI-se ne te gjitha nivelet jane te angazhuara dhe po punojne maksimalisht per te krijuar, jo vetem nje njohje sa me te plote te tendences apo te sensibiliteteve qe kane votuesit shqiptare per t'u pergatitur me mire ne funksion te ballafaqimit elektoral te zgjedhjeve te ardhshme per qeverisjen vendore", u shpreh Rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›