Gjimnazistët, Vitet e para, ndarja e lëndëve me zgjedhje
Lëndët që do të bëjnë këtë vit gjimnazistët e vitit të parë kanë ndryshuar rrënjësisht. Klasa të veçanta në varësi të preferencave.
TIRANE- Lëndët që do të bëjnë këtë vit gjimnazistët e vitit të parë kanë ndryshuar rrënjësisht. Kështu, përveç kurrikulës bazë e të detyrueshme për të gjithë që janë: Arte, Edukimi Fizik dhe Sportet, Gjuhë e huaj, Gjuha shqipe e Letërsia, Edukimi për Karrierën dhe Aftësimi për Jetën, Matematika, Kimia, Fizika, Biologjia, Shkenca e Tokës, Mjedisit dhe Hapsirës, Qytetari, Histori si dhe Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, të rinjtë do të kenë edhe lëndët me zgjedhje. Kurrikula me zgjedhje, në klasën e 10-të përfshin lëndët: Matematikë e avancuar, Letërsi e avancuar, Informatikë e avancuar, Trashëgimia jonë kulturore, Gjuhë e huaj (Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht dhe Spanjisht), të cilat do zhvillohen me programe të miratuara nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës. Lëndë me zgjedhje të lirë janë përforcimi në Matematikë, Letërsi, Fizikë dhe Biologji. Shkolla do punojë me nxënësit e dobët që të zgjedhin përforcim në një apo dy lëndë me nga një orë në javë. Lëndë me zgjedhje të lirë janë modulet e aftësimit për jetën, module me program të detyruar, module të tjera të përgatitura nga shkolla si dhe lojërat sportive. Çdo nxënës duhet të ketë zhvilluar me një orë në javë, deri në fund të vitit shkollor një numër orësh me zgjedhje të lirë. Shkolla shpall ofertën për lëndët me zgjedhje në një vend të dukshëm për nxënësit dhe prindërit. Nëse kërkesa e nxënësve është më e madhe se oferta e shkollës, shkolla shpall kritere për plotësimin e kërkesës që bën nxënësi, që do jenë nota mesatare e provimeve të lirimit dhe në rast se kjo është e barabartë merret për bazë nota mesatare e dëftesës së klasës së 9-të. Plotësimi i kërkesës bëhet me shpallje zyrtare të drejtorisë së shkollës, duke u bazuar në kriteret përkatëse. Për lëndën Gjuhë e Huaj e dytë, në rastet kur nxënësit kanë zhvilluar dy gjuhë të huaja në arsimin bazë dhe gjuhën e dytë e kanë të dokumentuar në Dëftesën e Lirimit, në shkollën e mesme t’u jepet mundësia e vijimësisë së gjuhës së dytë në kuadrin e lëndëve me zgjedhje.
(s.g/GSH/BalkanWeb)