Berisha i gatshem per heqjen e imunitetit per zyrtaret e larte

Ne Shqiperi Kryeministri Sali Berisha tha sot se eshte i gatshem qe per ceshtjen e heqjes se imunitetit per zyrtaret e larte te pranoje edhe mundesine e ndryshimeve kushtetuese duke ftuar opoziten qe se bashku te hedhin kete hap te rendesishem tha ai.
Pak dite me pare ishin eksperte te dy misioneve te Bashkimit Europian ne Shqiperi te cilet propozuan disa variante per heqjen e imunitetit te cilat kerkonin domosdoshmerisht nderhyrje ne kushtetute. Ne ate takim ministri i Drejtesise Eduard Halimi kish mbrojtur variantin e ofruar nga Komisioni i Venecias qe kufizimi apo heqja e imunitetit te mund te realizohej permes nje ligji organik qe kerkon nej shumice te cilesuar votash ne Parlament.