E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurogrupi, Juncker: Shpresoj se do biem dakord për këstin e 6

ATHINË- Konsultimet plot tension janë e liderëve europianë për të adresuar krizën greke dhe evropiane borxhit. Në vazhdim është takimi i Eurogrupit, dhe të dielën e të mërkurën, më i rëndësishmi, Samiti i liderëve Evropianë.
Burime të qeverisë gjermane deklarojnë se gjendja e ekonomisë greke është përkeqësuar, duke theksuar se një "duhet një mbikëqyrje e përhershme e reformave në Greqi".
Burime të qeverisë gjermane deklarojnë se gjendja e ekonomisë greke është përkeqësuar, duke theksuar se një "duhet një mbikëqyrje e përhershme e reformave në Greqi".
"Ne presim që BE-ja dhe FMN-së të rezultojnë në një program të qëndrueshëm dhe të besueshëm të shumëvjecar deri në fund të nëntorit," thuhet në një pjesë të tekstit të projekt-konkluzioneve të samitit të së Dielës, së cilës i referohet agjencia e lajmeve Associated Press.
Megjithatë, teksti tregon se lirimi i këstit të gjashtë të ndihmës për Greqinë, duhet të konsiderohet pothuajse i sigurtë. "Ne mirëpresim vendimin e Eurogrupit për lirimin e këstit të gjashtë të ndihmës”, thuhet në tekst, duke iu referuar takimit të sotëm të ministrave të financave të zonës euro.
(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›