Tiranë, tenton të grabisë argjendarinë, vret pronarin
TIRANË- Një argjendari është tentuar të grabitet pasditen e sotme mes rrugës “Siri Kodra” e “Ferid Xhajko”. Ngjarja është shënuar rreth orës 17:35 minuta.
Gazetari i NEWS24, Spartak Koka, nga vendngjarja, raporton se ka pasur të shtëna armësh brenda në argjendari, si dhe për një person të vrarë. Vetëm pak minuta më vonë policia konfirmoi se viktima është pronari i argjendarisë. Rrapo Sinanaj, 62 vjeç.
VRASJA
Gazetari i "Gazeta Shqiptare", Thimi Samarxhi deklaron se sipas dëshmive të para, grabitësi ka hyrë në argjendari, i maskuar dhe i ka kërkuar të japë paratë e xhiros, unazat dhe bizhutë e florinjta në banak.
“Autori i ka qenë i maskuar dhe është konfliktuar me pronarin, prapa banakut. Në momentin kur pronari ka arritur ti heqë maskën, grabitësi e ka qëlluar me plumb në kokë."- deklaroi gazetari, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes.
Në orën 18. 16 minuta makina e morgut mori trupin e pajetë për ta transportuar në morg ku do i bëhet dhe ekspertiza mjeko ligjore.
NISIN HETIMET, NE ARGJENDARI KISHTE KAMERA SIGURIE
Ekspertë të kriminalistikës ndodhen brenda në argjendari dhe po kryejnë veprimet hetimore. Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e grabitësit dhe personat e tjerë që mund të kenë bashkëpunuar.
Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve. Ndërkohë që ekzistenca e një kamere sigurie brenda në argjendari, ( nëse ajo ka qenë e ndezur) mund të jetë dhe prova kyçe për të zbardhur identitetin e autorit të grabitjes.
(s.gera/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Tiranë, grabitet argjendaria, 1 i vrarë