E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paro Laçi, batuta komike me gjyqtarin e çështjes: Adresa e banimit është burgu

21/10/2011  Në seancën e parë gjyqësore kundër tij

TIRANE-Paro Laçi, ish-pronari i klubit sportiv “Partizani” në seancën e parë gjyqësore kundër tij ka shkëmbyer batuta humori me gjyqtarin e çështjes Petrit Çomo, gjatë kohës kur ky i fundit bënte apelin në sallë. I arrestuari nga Prokuroria për akuzën e korrupsionit, është pyetur nga gjyqtari Çomo mbi vendndodhjen e banimit, por fill pas kësaj pyetje Paro Laçi nga kafazi i hekurt i është përgjigjur se banonte në dhomat e paraburgimit në Durrës. Kjo përgjigje ka detyruar sërish gjyqtarin Petrit Çomo të ripërtëritë pyetjen: “I pandehur më thoni vendin e saktë të vendbanimit tuaj në Tiranë ose në Laç?... S’kam adresë në Tiranë, për momentin banoj në burg. Këtë e dimë se ku po qëndron, po ku banon familja juaj, pastaj të tjerat do i shohim në vazhdim”. Pas këtij dialogu komik, i pandehuri Paro Laçi ka dhënë gjeneralitetet dhe adresën e banimit të tij, ndërkohë që më pas seanca është shtyrë për shkak se në sallën e gjyqit nuk ishte paraqitur i pandehuri Agron Arusha, për shkaqe shëndetësore. Seanca u shty për më 4 nëntor, ditë kjo kur dhe gjykata do shprehet lidhur me kërkesën e Paro Laçit dhe Edmond Temalit, të kishin kërkuar revokimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të lehtë sigurimi. Në këtë çështje gjyqësore janë duke u gjykuar 8 të pandehur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›