“Berisha i implikuar në trafikun e armëve”
Grupi parlamentar socialist i ka dërguar një letër denoncuese Komitetit të Sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së Amnesty International, Rrjetit të Aksionit
Ndërkombëtar për Armët e Vogla, OXFAM, ku faktohet në mënyrë të qartë implikimi i Sali Berishës dhe qeverive të drejtuara prej tij në trafikim të armëve në zona të nxehta konflikti në disa raste të pohuara edhe nga vetë Sali Berisha. Në qendër të kësaj letre, ndodhen deklarata të kryeministrit Berisha kryesisht gjatë seancës së debatit në parlamentin shqiptar përmes të cilave ka përjashtuar çdo dijeni për atë që ndodhte në Gërdec. Braçe vlerësoi dje angazhimin e ambasadorit amerikan, Uidhërs për zbardhjen e të gjithë fakteve që lidhen me tragjedinë e Gërdecit, ndërsa akuzat ndaj tij i cilësoi si çështje e autoriteteve amerikane.