“Gjermania, me çdo kusht drejt finales së Vjenës”
Sot në mbrëmje, Kombëtarja gjermane do të ndeshet në gjysmëfinale me përfaqësuesen turke, e cila gjatë këtij turneu ka treguar se nuk mund të parashikosh asgjë me të gjer në minutën e fundit.
Një ditë përpara kësaj sfide, zëvendëstrajneri i Gjermanisë, Hansi Flik, ka folur për faqen zyrtare të Federatës Gjermane.
Si do e vlerësonit skuadrën turke, e cila ka disa lojtarë të dëmtuar dhe të pezulluar?
Të them të drejtën nuk dua ta dëgjoj më këtë, se kush është i dëmtuar apo i pezulluar te skuadra turke. Ne këtu po flasim për ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit evropian. Kush ka arritur deri këtu meriton respekt. Dhe ne nuk do të nënvlerësojmë asnjë.
Çfarë prisni nga Turqia?
Skuadra turke luan me një shpirt të madh gare dhe lufton deri në momentin e fundit, gjë që është parë edhe në ndeshjet e tyre të fundit. Por edhe tek ne çdo futbollist do të luftojë deri në fund, për t’i treguar tifozëve se duam të shkojmë me çdo kusht në finale.
Trajneri turk, Fatih Terim, cilësohet si një motivues i madh...
Është e vërtetë. E kemi parë se si Fatih Terim e ka motivuar skuadrën e tij. Në fakt, kjo është edhe detyra e trajnerit. Por unë e kam thënë disa herë se edhe Joakim Lëv gjen gjithnjë fjalët e duhura për t’i karikuar lojtarët në sfida të tilla.
Kundër Portugalisë luajtët me një rreshtim 4-2-3-1. Çfarë taktike do të ndiqni kundër Turqisë?
Rreshtimin 4-2-3-1 nuk e shoh si shumë mbrojtës, dhe kjo u vu re mjaft mirë në ndeshjen me portugezët. Dy mesfushorët anësorë, Lukas Podolski dhe Bastian Shvajnshtaiger, kanë krijuar shumë presion te mbrojtja kundërshtare. Gjithsesi, e rëndësishme është që ne të bëjmë lojën tonë, pak rëndësi ka rreshtimi.