E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Prokuroria të hetojë mashtrimin me Gërdecin”

Kreu socialdemokrat, Skënder Gjinushi u shpreh dje se dorëheqja e Berishës në këtë situatë është një veprim luksi. 

 "Ne socialdemokratët i bëjmë thirrje prokurorisë shqiptare të gjejë kurajën profesionale dhe të zbatojë detyrimin që i takon, duke hetuar në çështjen e Gërdecit edhe këtë skemë mashtrimi të qeverisë shqiptare, që del në pah nga hetimi i prokurorisë amerikane", tha Gjinushi. Sipas tij, deri tani në Shqipëri arrestimet janë kryer vetëm si thyerje e rregullave të sigurisë në punë; ato janë shumë larg hapave të prokurorisë amerikane, ku del qartë në dukje se qeveria shqiptare ka mashtruar atë amerikane. "Kryeministri Berisha tashmë është në konflikt të hapur me interesat dhe zhvillimin e kombit shqiptar, i cili nuk ka më as sigurinë e jetës nën qeverisjen e tij", tha Gjinushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›