E Shtunë, 31 Tetor 2026

Podolski: Dua Vijën në finale

Golashënuesi më i mirë i përfaqësueses gjermane, Lukas Podolski, shpreson që me anë të fitores në gjysmëfinale kundër Turqisë të takojë në finale golashënuesin më të mirë të Evropianit, Vijën. 

“Padyshim që jam shumë i lumtur për gjysmëfinalen kundër Turqisë. Sikundër e gjithë skuadra, edhe unë dua ta fitoj këtë sfidë dhe të kualifikohem për në finale. Në fakt, për mua nuk ka fort rëndësi se cila është favorite për këtë ndeshje. Por në rast se bëjmë të njëjtën paraqitje si ndaj Portugalisë, atëherë shanset tona janë vërtetë të mëdha”, u shpreh sulmuesi 23-vjeçar i Kombëtares së Gjermanisë, Podolski. “Vijën e kam takuar në një spot publicitar dhe me sa e kam parë, ai është një tip mjaft i qetë. Do kisha shumë dëshirë të isha unë në vend të parë në listën e golashënuesve, prandaj do jap gjithçka në fushë. E për më tepër, do ishte akoma më bukur një luftë në finale me Vijën”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›