NYT: Tirana hesht për aferën
Një ambasador amerikan ka ndihmuar të mbulojë municionin ilegal me origjinë kineze, që një kontraktor i Pentagonit bleu për të furnizuar me të forcat afgane të sigurisë, sipas dëshmive të mbledhura nga hetues të Kongresit.
ERIC SCHMITT / new york times
Një atashe ushtarak ka deklaruar për hetuesit, se ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka mbështetur një plan të ministrit shqiptar të Mbrojtjes për të fshehur disa kuti municioni kinez nga një reporter. Municioni po ripaketohej për të mbuluar origjinën e tij dhe dërgohej nga Shqipëria në Afganistan nga një kompani tregtare armësh në Miami Beach.
Sipas dëshmive, ambasadori John L. Withers II u takua me ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, disa orë përpara se reporteri i "The New York Times" do të vizitonte vendin ku operonte kontraktori amerikan në Tiranë, kryeqyteti shqiptar. Kompania, nën një kontratë me ushtrinë, ka blerë municionin për të furnizuar forcat afgane të sigurisë, edhe pse ligji amerikan e ndalon tregtinë e armëve kineze.
Atasheu, Major Larry D. Harrison II i Ushtrisë, ishte një nga ndihmësit e pranishëm në takimin e orëve të vona, më 19 nëntor 2007. Ai i tha hetuesve se, z. Mediu i kërkoi ambasadorit Withers ndihmë, duke shprehur se ai ishte i shqetësuar për faktin se reporteri do ta zbulonte e do ta akuzonte për korrupsion nga shitja e armëve. Ministri tha se për shkak se ai kishte dalë nga vetja për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara, një aleat i ngushtë, "SHBA i detyrohej atij diçka", sipas Major Harrison. Mediu urdhëroi Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që të hiqte të gjitha kutitë e municionit kinez nga vendi që do të vizitonte reporteri, dhe "ambasadori ra dakord se kjo do të lehtësonte dyshimet mbi shkeljet e ligjit", tha Major Harrison në dëshminë e tij.
Hetuesit kanë intervistuar Major Harrison me telefon më 9 qershor dhe Komiteti i Mbikëqyrjes dhe Reformave Qeveritare ka botuar ekstrakte të transkripteve të saj për publikun të hënën. Në kohën e takimit, kompania, AEY Inc., ishte nën hetim për trafik ilegal armësh përfshirë municion kinez. Të premten, presidenti i kompanisë, Efraim E. Diveroli, 22 vjeç, dhe tre të tjerë u akuzuan për shitjen e municionit të ndaluar kinez kundrejt Pentagonit, për të cilin ata kishin deklaruar se ishte prodhuar në Shqipëri. Më 27 mars, "New York Times" publikoi një artikull dhe tha se dokumentet shqiptare tregonin që kompania e Majemit kishte blerë më shumë se 100 milionë fishekë kinezë, që ishin magazinuar për dekada në depo të kohës së Luftës së Ftohtë. Z. Diveroli ia doli t'i ripaketonte ato në kuti kartoni, shumë prej të cilave të grisura apo të dekompozuara pas dërgesës në zonat e luftës, sipas artikullit. Aty ishin përzier disa lloje municionesh. Në disa raste municioni ishte i pistë, i prishur dhe i mbuluar me cipë.
Operacioni i ripaketimit, i kryer nga një nënkontraktor i AEY në aeroportin e Rinasit në Tiranë, ishte bërë fokusi i hetimit të Kongresit. Sipas pjesëve të transkriptuara të publikuara nga Komiteti, Major Harrison ka thënë për hetuesit se ai nuk kishte rënë dakord me vendimin për të fshehur kutitë nga reporteri dhe tha se ndjehej shumë në siklet gjatë takimit. Major Harrison, i cili është shefi i zyrës së ambasadës për bashkëpunimin me Mbrojtjen, ishte përgjegjës për ndihmën amerikane për të trajnuar, pajisur dhe modernizuar ushtrinë shqiptare, tha se sugjerimet e tij për t'i ndaluar reporterit të vizitonte bazën në Shqipëri, ishin refuzuar. Në një letër për Sekretaren e Shtetit, Kondoliza Rajs, kryetari i Komitetit, kongresmeni Henry A. Waxman, demokrat nga Kalifornia, tha të hënën se kishte shenja që zyrtarët e ambasadës në Tiranë u përpoqën të mbulonin takimin e nëntorit, sapo stafi i Waxman nisi një hetim për kompaninë e armëve. Letra shkruante se Komiteti do të kërkonte të intervistonte z. Withers dhe anëtarë të tjerë të personelit të ambasadës. Përpjekjet për të kontaktuar me z. Withers nëpërmjet ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë u përballën me një kërkesë për t'i referuar të gjitha pyetjet në Uashington. Por një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të vazhdimit të hetimit kriminal për AEY, tha se kishte folur të hënën me z. Withers, i cili i mohoi me forcë deklaratat e Major Harrisonit. Zyrtari i lartë tha se Komiteti nuk e kishte intervistuar kurrë z. Withers apo personelin e lartë të ambasadës, dhe kishte botuar informacionin të hënën për të nxitur interesin për seancën e Komitetit mbi marrëveshjen e biznesit të kompanisë të parashikuar për të martën. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, Tom Casey, tha për reporterët të hënën se Departamenti po shqyrtonte letrën e z. Waxman, e cila përfshinte deklaratat e Major Harrisonit. "Ne nuk kemi asnjë informacion që do ta vërtetonte idenë se zyrtarët amerikanë ishin të përfshirë në ndonjë lloj aktiviteti të paligjshëm", tha Casey.
"Por me siguri, përsëri, çdo deklaratë e bërë, sigurisht çdo pyetje e ngritur nga kryetari i Komitetit në Kongres, është diçka për të cilën ne do të jemi të lumtur ta shqyrtojmë", shtoi ai. Z. Withers, një zyrtar i shërbimeve me jashtë për 24 vjet, ka qenë ambasador në Shqipëri që në korrik 2007. Ai ka shërbyer gjithashtu në Letoni, Nigeri, Rusi dhe Hagë. Babai i tij, John L. Withers Sr., është ish-drejtor i Agjencisë për Zhvillimin Ndërkombëtar. Asnjë zëdhënës për Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes në Tiranë nuk mund të kontaktohej për koment dhe një zyrtar i ambasadës shqiptare në Uashington refuzoi t'i përgjigjej pyetjeve. Kapiteni Andres Vazquez, një avokat ushtarak për Major Harrison në Gjermani, nuk iu përgjigj telefonit të hënën në mbrëmje dhe nuk ktheu një mesazh të dërguar me e-mail. Sipas mesazheve të siguruara nga hetuesit e Kongresit, Major Harrison i ka kërkuar zyrtarëve të ambasadës të informojnë Komitetin mbi takimin e 19 nëntorit ndërmjet ambasadorit dhe ministrit, por ambasada harroi çdo referencë të takimit në përgjigjen e saj zyrtare për pyetjet e komitetit. Anëtarët e stafit të ambasadës u treguan dashamirës ndaj alarmit të shqiptarëve. Një ditë pas takimit të nëntorit, oficeri i sigurisë rajonale të ambasadës, Patrick Leonard, i ka shkruar një asistenti një mesazh e-mail të siguruar nga Komiteti: "NY Times mbërriti sot dhe mund të jetë duke shkruar një artikull, mund të bëhet keq puna. Ambasadori është shumë i shqetësuar për këtë çështje". Kur "The Times" publikoi artikullin më 27 mars, ai menjëherë u shpërnda tek zyrtarët e ambasadës. Në një mesazh me e-mail për disa zyrtarë të ambasadës, z. Leonard tha se artikulli fokusohej mbi marrëveshjet e armëve të kompanisë. "Asnjë përmendje për përfshirjen e ambasadës - falë Zotit!". Në letrën e tij për Sekretaren Rajs, z. Waxman tha se korrespondenca me e-mail mes zyrtarëve të ambasadës, që përkoi me deklaratat e Major Harrison, "ngre dyshime me rolin e Departamentit të Shtetit në dërgesat ilegale me municion kinez dhe sinqeritetin e përgjigjes së Departamentit për Komitetin". Në janar 2007, Ushtria i ofroi kompanisë një kontratë me vlerë potenciale 298 milionë dollarë, që e bëri atë furnizuesin kryesor për forcat afgane të sigurisë në luftën kundër Al-Kaedës dhe talibanëve. Z. Mediu, ministri shqiptar i Mbrojtjes dha dorëheqjen në mars, përpara se "The Times" të publikonte artikullin, pas shpërthimeve në depot e armëve pranë Tiranës, ku u vranë të paktën 26 njerëz, u plagosën rreth 300 dhe zona u shtrua me shrapnel dhe municione. Ai i ka mohuar akuzat për korrupsion.