Karmine Abate: Tradhtia ime ndaj arbërishtes
Arbëreshi Karmine Abate, shkrimtari i njohur, që zotëron një babiloni gjuhësh, arbërishten, gjuhën në të cilën mendon dhe ëndërron, italishten, gjuha e shkollimit, kalabrishten e gjermanishten ku shpjegon eksperiencat e tij.
Një në intervistë të dhënë për “Koha Javore”, shkrimtari i lindur në 1954 në Karfic, një komunitet arbëresh në Kalabri, Italia e Jugut, tregon jetën e tij që nga lindja, kohën kur emigroi në moshë të re drejt Gjermanisë, familjen që aktualisht jeton në Trentino dhe jetën aty si pedagog në njërën nga shkollat vendase. Libri i tij i parë, një koleksion tregimesh të shkurtra, u botua në vitin 1984. Që atëherë ka botuar një sërë veprash të cilat kanë fituar çmime të ndryshme evropiane për letërsi mes tyre dhe një vepër për Skënderbeun. Sot Abate njihet si një ndër figurat më interesante të letërsisë italiane bashkëkohëse. Romanet e tij botohen në Itali nga “Mondadori”, shtëpia botuese më e njohur e vendit.
Z. Abate, le të fillojmë me gjuhën. Cila është gjuha juaj amtare?
Gjuha ime amtare është arbërishtja, shqipja e vjetër. Unë jam me origjinë nga Karfici, në Kalabri, komunitet arbëresh i themeluar në fund të viteve 1400 nga emigrantët shqiptarë për t’iu shmangur pushtimit osman. Deri në moshën pesëvjeçare njihja vetëm arbërishten dhe me të vërtetë isha i bindur që italishtja, pra gjuha që do të mësoja në shkollë, ishte dialekti i Napolit dhe i këngëve që këndonin artistët e rrugëve gjatë shfaqjeve verore dhe gjuha e këngëve që këndonte babai im kur rruhej. Me të vërtetë isha shumë i lumtur sepse ky dialekt është një variant shumë i bukur, harmonik dhe i ëmbël. Ndërsa në shkollë, si shumica e arbëreshëve, u shkollova vetëm me gjuhën dhe kulturën arbëreshe, domethënë litire, e huaj. Në shtëpi me miqtë, në gjitoninë dhe nëpër rrugët e katundit vazhdoja të flisja atë që ne quajmë gjuhën e zemrës. Gjuhën tjetër, të cilën flisnin mësuesit më parë dhe profesorët më pas dhe së fundi punëdhënësit, e quanim gjuhë e bukës, patjetër e rëndësishme edhe kjo, gjuhë që sot ua mësoj nxënësve të mi në Trentino, të cilën nuk e kam të rrënjosur brenda meje siç kam arbërishten.
Si rridhte jeta në shkollë?
Shkollën, sidomos atë fillore, e kam jetuar me të vërtetë si një i huaj, i cili për katër orë duhej të hiqte rrobat e gjuhës së tij dhe të vishte, me vështirësi dhe me vuajtje, një gjuhë që i rrinte ngushtë. Për më tepër isha i bindur që arbërishtja nuk mund të shkruhej. Provoja, por gjendesha përpara një gjuhe më të pasur me fonema, më shumë se sa italishtja që studioja në shkollë. Përpjekjet e mia si autodidakt ishin të kota. Tregimet që dëgjoja, tregimet në arbërisht, këngët që më këndonte nëna, i transkriptoja me alfabetin italian, pra ishin transkriptime të pamundshme; disa herë nuk arrija as vetë të lexoja atë që kisha shkruar. T’i biem shkurt, u rrita analfabet në gjuhën amtare. Prandaj kur me kalimin e kohës ndjeva nevojën, urgjencën të shkruaja, m’u desh të shkruaja në gjuhën “e huaj”, d.m.th. në gjuhën që ne e quajmë “lëtire”, italishtja.
Megjithatë këtë zgjedhje, në fillim të domosdoshme dhe më pas gjithnjë dhe më shumë të vetëdijshme, për të shkruar në gjuhën italiane e kam përjetuar në fillim si një lloj tradhtie ndaj arbërishtes. Deri në pikën që mund ta quaj veten një “dezertor gjuhësor”, d.m.th., një shkrimtar që shkruan në një gjuhë të ndryshme prej asaj që ka mësuar kur ishte i vogël, nga zëri i nënës së tij, në shtëpinë e tij.
Ka qenë e vështirë për ju kalimi nga arbërishtja (shqipja e vjetër) në italisht?
Për mua, përdorimi i italishtes nuk ka qenë aspak natyrore, e thjeshtë, e lehtë, por më ka krijuar gjithnjë një pasiguri të thellë, të cilën kërkoj gjithmonë ta tejkaloj me një pedanteri mbase të tepruar në rishikimin e vazhdueshëm të teksteve që shkruaj.
Po me shkrime kur filluat të merreni?
Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare shkova për herë të parë në Gjermani për të punuar, në një fabrikë në Hamburg, ku jetonin familjarët e mi. Në Gjermani fillova të shkruaja në italisht disa tregime “gjermanezësh”, siç quhen emigrantët e katundit tim, d.m.th. as gjermanë, as arbëreshë, as italianë, por figura hibride, si gjuha që flasin. Dhe fillova të shkruaja për një motiv të veçantë: Doja të denoncoja padrejtësinë e mërgimit të detyruar; të detyrosh dikë të lërë tokën e vet për të jetuar në një vend tjetër. Natyrisht flisja për përvojat e mia.
Përvoja të jetuara...
Pikërisht të jetuara nga vetë unë, pasi në moshën katërvjeçare pashë babain tim të nisej për në Francë, me një kontratë pune në xhep si minator, dhe vitin më pas për Gjermani, ku qëndroi rreth njëzetepesë vjet. Në fillim shkoi vetë dhe më pas mori edhe mamanë, kurse unë veja dhe vija nga Hamburgu. Pas diplomës, njëzetenjëvjeçar, u detyrova të shkoja të banoja në Gjermani për arsye pune, dhe përjetova mbi veten time problemet e jetesës midis botërave të shumta, por duke marrë prej tyre edhe aspektet pozitive. Gjatë viteve tetëdhjetë bëja pjesë në PoLiKunst, një shoqatë polikombëtare, që me kalimin e kohës do të përfshinte artistë të huaj me 17 kombësi të ndryshme, që banonin në Gjermani. Ajo që na bashkonte ishte dëshira e përbashkët për të dalë nga getot kulturale të kombësive përkatëse, dëshira për të kërkuar rrugë të reja, dëshira për t’u hapur ndaj tjetrit. Prej kësaj lindi nevoja për të përdorur gjermanishten për t’u kuptuar midis nesh, për të filluar të flitnim me gjermanët, duke pasur si synim kapërcimin e paragjykimeve reciproke dhe hedhjen e themeleve të një letërsie multikulturore. Pra, të njëjtën rrugë që kanë ndjekur shkrimtarët emigrantë të shteteve mërgimtare (disa herë me rezultate narrative të dukshme, si në Francë dhe në Angli) dhe që po del në dritë edhe në Itali.
Gjeni të përbashkëta me ta?
Unë, për historitë që tregoj dhe si i tregoj ato, ndihem afër këtyre shkrimtarëve që kanë në bazën e përvojës së tyre takimin midis kulturave duke pasur kështu si aspiratë sjelljen e pikëpamjeve të reja, hibride, fjalëve të reja, historive të reja, brenda letërsive të lodhura kombëtare. Për të treguar, pra, shoqërinë multikulturore, pa harruar historitë e shumta të botës së prejardhjes: një minierë pikënisjesh tregimtare, ritmesh, zërash, për t’u përzier me historitë e reja të botës së arritjes.