E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Dorëheqja e Berishës, objektivi i opozitës

Kreu i LSI-së Ilir Meta, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Berisha për t'i hapur rrugë hetimit të pavarur të tragjedisë së Gërdecit. 

"Dorëheqja e menjëhershme e Sali Berishës duhet të jetë objektivi i vetëm politik i të gjithë opozitës sot, sepse nuk mund të bëhen reforma me simbolin e shkatërrimit dhe të anti-shtetit. Cilido që vepron ndryshe, jo vetëm që kërkon të mashtrojë shqiptarët, por sigurisht që do të provojë që është i kapur nga Berisha", tha Meta. Kreu i LSI-së përshëndeti angazhimin dhe vendosmërinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t'i shkuar deri në fund hetimit të aferës kriminale që lidhet edhe me Gërdecin, ku sipas Metës, konfirmon se kraterin e zi të korrupsionit qeveritar nuk mund ta mbyllë asnjë pushtet apo imunitet politik, qoftë edhe ai i Kryeministrit të plotfuqishëm pas 21 prillit, Sali Berisha. Meta përshëndeti angazhimin e kongresit amerikan për hetimin e çështjes së trafikut të armëve dhe shprehu habi se "edhe pse ne kemi depozituar kërkesën për një hetim parlamentar në Shqipëri për çështjen e Gërdecit, kjo nuk është pranuar nga të dy palët për fat të keq dhe kërkoi bashkëpunim të ngushtë midis drejtësisë amerikane dhe drejtësisë shqiptare për vendosjen përballë drejtësisë të gjithë fajtorëve, në Amerikë, në Shqipëri, apo kudo qoftë, pavarësisht nga posti apo nga pozita që ata kanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›