E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i kerkon Sarkozise te votoje pro liberalizimit

Kryeministri Franca kerkon qe ne te plotesojme standardet

Kryeministri Berisha diskutoi dje ne Nju Jork me Presidentin e Frances Nikolas Sarkozi ne lidhje me procesin e liberalizimit te vizave duke u shprehur me pas se Franca nuk mund ta bllokonte Shqiperine me voten e saj kunder. Nga ana tjeter Berisha e ftoi Sarkozine per nje vizite ne Shqiperi dhe Presidenti francez i premtoi se kjo do te ndodhte. Ne diten e pare te vizites se tij ne Shtetet e Bashkuara Berisha gjeti rastin te zhvilloje takime te tjera edhe me kreret me te larte te qeverive te Europes me te cilet diskutoi ne lidhje me ceshtjet e integrimit te vendit tone dhe po keshtu per njohjen e pavaresise se Kosoves. Takim i vecante i Berishes ishte edhe ai me Kryeministrin e Belgjikes Iv Leterme kreu i qeverise se vendit qe mban Presidencen e Bashkimit Europian. Nga ana tjeter Berisha konfirmoi se neser do te mbante edhe fjalen e tij perpara Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Takimet

Vizita e shtatorit ne Nju Jork me rastin e celjes se punimeve te sesionit te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara i kane sherbyer Kryeministrit Berisha dhe po keshtu perfaqesuesve te tjere te larte te delegacionit shqiptar per te zhvilluar takime me homologet e tij dhe per te diskutuar ceshtje me interes. Ne kete kuader kesaj radhe kreu i qeverise gjate ndjekjes se punimeve te takimit Objektivat e sfidave te mijevjecarit zhvilloi nje takim te shkurter me Presidentin e Frances Nikolas Sarkozi dhe ministrin e Puneve te Jashtme te Frances Bernard Kouchner. Ne kete takim biseda me Berishes dhe Sarkozise u perqendrua te vizita qe pritet te ndermarre ne vendin tone Presidenti francez por edhe te ceshtja e liberalizimit te vizave ku Franca ka nje peshe te madhe ne vendimmarrje. Franca me te drejte shqyrton me kujdes te gjitha standardet e realizuara. Shqiperia do te kete mbeshtetjen e plote te saj dhe jam i bindur se Franca kete qendrim ka pra deshiron te sigurohet qe standardet jane realizuar por kete nuk e deshiron vetem Franca por cdo vend anetar qe ka marre tani vendimin theksoi Berisha duke u shprehur optimist per Ok e nje nga vendeve me te rendesishme te BE-se. Po keshtu gjate kesaj seance u takua edhe me personalitete boterore mes te cileve edhe Kryeministrin belg Iv Leterme ku u diskutua ne lidhje me ceshtjet e integrimit te vendit dhe po keshtu per ceshtjen e njohjes se pavaresise se Kosoves nga vendet e mbetura te BE-se. Nga ana tjeter kreu i qeverise shqiptare zhvilloi takim edhe me homologet e tij te Bullgarise dhe Portugalise si edhe me Kryeministrin e Bangladeshit. Po keshtu Berisha zhvilloi nje takim edhe me Presidentin e Turqise Abdullah Guumll me Presidentin e Timorit Lindor Jose Ramos-Horta si dhe me drejtues te delegacionit te Kenias. Berisha u takua edhe me ministrin e Jashtem te Spanjes dhe me ministrin e Jashtem te Arabise Saudite.

Fjala

Kreu i qeverise do ti drejtohet sot me fjalen e tij Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ne Nju Jork ne te cilen marrin pjese personalitete te larta boterore. Sipas zyres se shtypit te Kryeministrit Berisha do te flase kryesisht per reformat qe vendi yne ka ndermarre ne vitet e fundit. Kryeministri Berisha do te mbaje diskutimin e tij ne seancen e dates 22 shtator dhe ne fjalen e tij do te fokusohet ne shembullin e Shqiperise ne perballimin e sfidave dhe ne perpjekjet e reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare per arritjen e objektivave te mijevjecarit te vendosura nga OKB-ja theksohet ne njoftimin per shtyp te Kryeministrise. Po keshtu pas Berishes pritet qe Asamblese se Pergjithshme te OKB-se ti drejtohet me nje mesazh edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›