E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi pret pergjigjen e ministrive per kater anetaret e sapodekretuar

Procedurat Komisioni i Ligjeve behet gati per seancen degjimore qe pritet te zhvillohet javen e ardhshme

Komisioni Parlamentar i Ligjeve u ka derguar institucioneve te ndryshme ne vend kerkesat per marrjen e nje informacioni me te plote per sa u perket kater kandidaturave te ardhura nga Presidenti Topi per anetare te Gjykates Kushtetuese. Keshtu burime ne Komisionin e Ligjeve bejne te ditur se kandidaturat e ardhura nga Topi do te fillojne te intervistohen ne komision vetem pasi institucionet e vendit te japin informacion te plote per sa u perket te ardhurave dhe te kaluares se ketyre kandidaturave. Nga ana tjeter teksa mazhoranca ne Komisionin e Ligjeve po mbledh te dhenat nga institucionet deputetet e majte dhe te djathte kane depozituar pyetjet e tyre qe kerkojne ti drejtohen secilit prej kater anetareve te dekretuar te Gjykates Kushtetuese te depozituara nga Presidenca ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Po keshtu burimet bejne te ditur se procesi i hear-ing ne komision per te gjyqtaret e rinj do te nise ne fillimin e javes se ardhshme. Kandidaturat e Fatmir Hoxhes Ardian Lekes Artan Hoxhes dhe Edlira Jorgaqit ne baze te rregullores se re te Parlamentit brenda javes se ardhshme do te paraqiten individualisht ne Komisionin e Ligjeve per tiu pergjigjur pyetjeve te deputeteve te majte dhe te djathte. Po keshtu behet e ditur se sot pritet te protokollohen zyrtarisht ne Kuvend edhe tre kandidaturat e Presidentit Bamir Topi per anetare te Gjykates se Larte. Keshtu kandidaturat e Shkelzen Selimit Manjola Bejlerit dhe Edmond Islamajt jane tre kandidaturat e tjera qe do te perballen ne Komisionin e Ligjeve ne javet e ardhshme. Ashtu si edhe ne rastin e kandidaturave te Gjykates Kushtetuese edhe ne rastin e atyre per Gjykaten e Larte perfaqesuesit e Komisionit te Ligjeve do te kerkojne te dhena nga institucionet ne vend per nje sere aspektesh te jetes se tyre profesionale. Ne baze te rregullores se re te Parlamentit procesi i degjimit te kandidaturave zgjat deri ne tete jave kohe kjo relativisht e gjate per te shqyrtuar te gjitha aspektet e kandidaturave te paraqitura ne Komisionin e Ligjeve dhe me pas ne Parlament per votimin perfundimtar. Nga ana tjeter mesohet se nga grupi parlamentar i PD-se ende nuk eshte marre nje vendim per sa i perket votimit te kandidaturave per Gjykaten Kushtetuese. Ky vendim ne lidhje me miratimin ose refuzimin e ketyre kandidaturave pritet te ndodhe pas procesit te degjimit te tyre ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Ne muajt e shkuar procesi i perzgjedhjes se ketyre kandidaturave ka shkaktuar jo pak tension mes mazhorances dhe Presidences. Po keshtu PD-ja dhe PS-ja kane refuzuar edhe bashkebisedimin paraprak me Presidentin Topi per sa i perket perzgjedhjes se kandidaturave duke treguar preferencen e tyre per ta vetem ne sallen e Kuvendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›