E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, i qan hallin ministrit britanik Cocker për "Dosjet dhe Kushtetuesen

Kryeministri Berisha ka vijuar kritikat e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pezullimin e përkohshëm të ligjit të lustracionit, vendim të cilin e ka cilësuar një precedent të rëndë në historinë e vendeve të lira. Qeveria, sipas Berishës, e njohu këtë vendim, megjithëse e konsideron atë, një vendim jashtë çdo standardi të shtetit të së drejtës dhe të ndikuar nga kryetari i opozitës, Edi Rama. Pavarësisht, këtyre, ka vijuar Berisha, qeveria është e angazhuar për një lustracion bazuar tërësisht mbi parimet e shtetit ligjor. Me kërkesë të kryetarit të opozitës dhe grupimeve të tjera, të cilët janë tërësisht në konflikt të hapur interesi me këtë ligj, për shkak të lidhjeve të tyre personale dhe familjare me krimet kundër njerëzimit, Gjykata Kushtetuese, përmes disa gjyqtarëve tërësisht në konflikt të hapur interesi që i përjashton nga procesi i rishikimit të ligjit, ka pezulluar zbatimin e ligjit, duke vendosur një standard të paprecedent në historinë e vendeve të lira. Kreu i qeverisë, ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të maxhorancës, gjatë një takimi që ka zhvilluar me Ministrin e Brendshëm të Britanisë së Madhe, Vernon Cocker. Gjatë bisedës me ministrin e britanik Cocker, kryeministri Berisha fillimisht bëri një përmbledhje të krimeve që janë regjistruar në vendin tonë gjatë regjimit komunist në fund të viteve '80 dhe vitit '90, ku theksoi se ligji i lustracionit, synon ndarjen nga e kaluara e dhimbshme, por ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë. Në vitet 88, në Shqipëri janë varur poetë në lulen e rinisë, vetëm se kanë përmendur në vargjet e tyre shprehjen të drejtat e njeriut, ndërsa në vitet 90, trupa të rinjsh janë tërhequr zvarrë në sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë, u shpreh kryeministri Berisha. Ndër të tjera, Berisha i bëri me dije ministrit Cocker, se me numrin e dënimeve, ekzekutimeve pa gjyq dhe me gjyqe të sajuara, me gulagët dhe rastet e urisë, Shqipëria renditet me dy herë më shumë raste krimesh kundër njerëzimit, sesa të gjithë vendet e ish bllokut socialist të marra së bashku, përjashtuar Bashkimin Sovjetik. Ministri Cocker iu përgjigj Kryeministrit Berisha se është në nderin e qeverisë shqiptare dhe të Kryeministrit Berisha që, megjithëse ligji synon të rivendosë integritetin e moralit shoqëror, ka vendosur ta trajtojë atë në përputhje të plotë me parimet e shtetit ligjor. Jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të jetë së shpejti anëtar i plotë i NATO-s dhe jemi të sigurt se me politikën e saj konstruktive e të maturuar në rajon, Shqipëria do të jetë një anëtar i rëndësishëm i NATO-s dhe do të ofrojë një kontribut të madh për stabilitetin e paqen në rajon, u shpreh ministri Cocker. Kryeministri Berisha falënderoi gjithashtu Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe për ndihmën e çmuar që i ka dhënë policisë shqiptare për bashkëpunimin në kuadër të PAMECA dhe SOCA, për ndihmën që PAMECA po i jep policisë shqiptare nën drejtimin e Britanisë së Madhe si dhe për anëtarësimin e plotë në NATO dhe hapat e mëtejshëm të integrimit në BE anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE

Email This Klikime: 7

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›