Mediat italiane: Veterineri pa eksperiencë diplomatike do e bëjë vizitën e parë në Romë
Share
Ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, do e realizojë vizitën e parë zyrtare në Itali bëri të ditur ambasada italiane. Panariti do takohet me homologun italian, Giulio Terzi në Fernesina më 9 korrik, raporton agjencia ANSAMed, pjesë e rrjetit ANSA për Mesdheun.
Por ajo që bie në sy është se agjencia thekson se ministri ynë i Jashtëm është një veteriner pa eksperiencë diplomatike.
Panariti, 52 vjeç, është ish- nënkryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai ka një diplomë për mjekësi veterinare dhe nuk ka eksperiencë diplomatike. Ai është betuar sot dhe ka takuar ambasadorin italian, Massimo Gaiani, që ka nënvijëzuar se mes dy vendeve ka një bashkëpunim të shkëlqyer dhe një miqësi të konsoliduar, shkruan agjencia.