Berisha i shton pensionin Dritëro Agollit
Kryeministri Sali Berisha ka firmosur dje një shtesë të posaçme për pensionin shtetëror të shkrimtarit Dritëro Agolli. Sipas VKM-së të botuar në uebsajtin zyrtar të Këshillit të Ministrave mësojmë se: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z.Dritëro Agolli, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
31 Korrik 2008