Sheqeri
Në një periudhë krize sheqeri, patrulla e policisë ndaloi një kalimtar të hipur mbi një karrocë të ngarkuar me mallra ushqimore.
-Dokumentat! - i tha njëri prej policeve.
Kalimtari gërmoi nëpër xhepa dhe gjeti vetëm përgjigjen e analizave të urinës.
Polici, pasi e lexoi letrën ku shkruhej: Albumine nuk ka, sheqer nuk ka” ia kthen kalimtarit:
-Ik se na dole kot fare, nuk paske asnjë gram sheqer...
Nuk të pëlqejnë peshqit?!...
Një polic takohet me një psikolog dhe e pyet se ç’punë bënte psikologu?
-Po ja, kuptoj njerëzit, ia kthen psikologu. Psh. Nëse pyes një njeri që e ha apo jo peshkun dhe ai thotë se po, unë kuptoj që i pëlqen deti, pastaj që i pëlqen plazhi dhe në fund se i pëlqejnë edhe femrat e bukura...
Të nesërmen polici takon një shokun e tij dhe nxiton t’i tregojë zbulimin e psikologjsë.
-Ore të pëlqen peshku ty?
-Jo, - i thotë shoku, po pse?
-...mos more, nuk më kishte shkuar mendja që të ishe pederast!...
31 Korrik 2008