E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi ngushëllon Obaman për Holbrookun

Nga Express më 14 dhjetor 2010 në ora 12:43

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar Presidentin e SHBA-ve Barack Obama dhe popullin amerikan me rastin e vdekjes së diplomatit të lartë, Richard Holbrooke.

"Me pikëllim morën lajmin për vdekjen e veteranit të diplomacisë amerikane, Richard Holbrooke. Richard Holbrooke ishte ndër diplomatët më të njohur në nivel botëror, që dha kontribut të shquar në të gjitha misionet, duke treguar cilësitë e larta individuale dhe përfaqësimin e denjë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes anembanë globit. Vdekja e veteranit të diplomacisë amerikane është humbje e madhe jo vetëm për SHBA-të, por edhe për popujt për të cilët ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e paqes dhe arritjen e lirisë", thuhet në telegramin e ngushëllimit.

"Për qytetarët e Kosovës vdekja e Richard Holbrooke është humbje e një miku dhe një zëri mbrojtës të interesave të Republikës së Kosovës. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve saj ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta", thuhet më tej në telegramin e ngushëllimit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›