Berisha i uron Ditën e Emrit, Kryepeshkopit Anastas Janullatos
Tiranë, 22 janar NOA Kryeministri, Sali
Berisha i uroi sot Ditën e Emrit, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos,
Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë.
Me këtë rast, Berisha zhvilloi një vizitë në
Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe i shprehu Fortlumturisë së Tij urimet
e tij personale dhe të qeverisë shqiptare për këtë ditë të shënuar për të dhe
Kishën Ortodokse.
Ju shpreh urimet më të përzemërta të miat, të
qeverisë dhe mbarë shqiptarëve.
Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë
ndihmesën e jashtëzakonshme që keni dhënë dhe jepni në ringjalljen e fuqishme
të këtij vendi dhe këtij kombi.
Kam shumë kënaqësi tju përcjell urimet e mia
më të përzemërta ju dhe Kishës Ortodokse. Për të gjithë shqiptarët kjo është
ditë e veçantë, u shpreh Berisha, në urimin drejtuar Kryepeshkopit të Tiranës,
Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumtirisë së Tij, Anastas Janullatos.
k.k/NOA