E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH: Virusi AH1N1 ka shkaktuar 14.142 viktima në gjithë botën

Uashington, 23 janar, NOA -  Ndërsa bota po hedh gjithmonë e më tepër
dyshime mbi përdorimin apo jo të vaksinës që është kundër virusit AH1N1, i cili
shkakton të ashtuquajturin gripi i derrit, Organizata Botërore e Shëndetësisë
vazhdon të lëshojë alarmin për përhapjen dhe rrezikun e madh që paraqet ende kjo
sëmundje. Kështu, nga raportimi i fundit i kësaj organizate
mësohet se numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi H1N1, i njohur ndryshe si
gripi i derrave, në shkallë globale ka shkuar në 14142.

Kjo shifër tregon se 588 raste vdekjesh janë
shënuar vetëm gjatë javës që po lëmë pas. Ndërkaq, po sipas Organizatës
Botërore të Shëndetësisë, thuhet se përhapjen më të madhe të virusit po e
shohin vendet e Afrikës veriore, Azisë jugore dhe disa rajone në Evropën
Lindore.

 Raporti i OBSH shton më tej sakaq se numri
më i madh të viktimave është shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me së
paku 7094 raste.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›