E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH, kontratë me farmacitë: Ilaçe të rimbursueshme, me recetë mjeku

Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka përmbyllur procesin e kontraktimit të farmacive për vitin 2010, në të gjithë vendin, duke lidhur kontrata me 590 Farmaci dhe 160 Agjenci farmaceutike në zona rurale. Po kështu janë lidhur kontrata me 43 depo importuese si dhe 46 depo distributore në shkallë vendi. ISKSH ka lidhur dhe 6 kontrata 3 palëshe ISKSH QSUT- Depo importuese me qëllim realizimin e dhënies të disa barnave me kosto të lartë mjekimi

pranë farmacisë së Qendrës Spitalore Universitare Tiranë. Sipas kontratës së ISKSH-së me farmacitë, pacienti në çdo kohë ka të drejtë ti  vihet në dispozicion lista e barnave të rimbursuara si dhe të sqarohet  për çdo problem që mund të ketë. Bazuar në kontratë, pacientit i rimbursohet bari i alternativës së parë të listuar në listë sipas kategorisë që i përket me rimbursim të plotë apo me bashkë pagesë. Sipas drejtoreshës së ISKSH, Elvana Hana, në këto kontrata janë bërë disa përmirësime, ku ndër më kryesorët është detyrimi i farmacisë me të cilën ISKSH lidh kontratë, për të dhënë barnat e listës së rimbursimit vetëm me recetën e mjekut, edhe në rastet kur personi nuk i përfiton ato nga rimbursimi. Kjo pikë është shtuar në kontratë në mënyrë që të evitohet në maksimum fenomeni i shitjes së barnave pa recetë. Një pikë tjetër e rëndësishme është se nuk do të ketë më limit financiar për shumën që rimbursohet nga farmacitë. Për të gjitha rastet e shkeljeve të kontratës merren masa me gjobë deri në prishje të kontratës, dhe në disa raste dhe deri në propozim për heqje licence profesionale kur: Në farmaci gjendet faturë fiktive, recetë fiktive, farmacia nuk pranon kontrollin e ISKSH; Nga kontrolli në farmaci nuk gjendet drejtuesi teknik apo farmacisti i lartë i punësuar, si dhe kur nga kontrolli me inventarizim i ushtruar në farmaci gjatë periudhës që kjo kontratë është në fuqi rezultojnë diferenca në plus mbi 200.000 lekë. Nga kontrolli me inventarizim i ushtruar në farmaci gjatë periudhës që kjo kontratë është në fuqi rezultojnë diferenca në minus mbi 600.000 lekë. Gjithashtu në rastet kur vërtetohet se farmacia ka ekzekutuar recetën duke bërë ndryshimin e forme dozës apo principit aktiv të barit të përshkruar në recetë nga mjeku etj.

Last Updated on E Premte, 22 Janar 2010 21:26

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›