E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionet e dëmshpërblimeve nisin sot verifikimin e dëmeve tek të përmbyturit

Tiranë, 23 janar, NOA Ditën e sotme do të
nisë verifikimi në terren i të gjitha dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e javëve të
fundit në qarkun e Shkodrës.

Lajmi i bërë me dijeni dje nga ministri i
Brendshëm, Lulëzim Basha, pritet të nisë sot nga zbatimi i tij konkret duke vënë
në punë komisionet përkatëse, të cilët do të merret me verifikimin deri më një
të të gjitha dëmeve që familje të tëra në zonën e Shkodrës pësuan nga përmbytjet.

Tashmë komisionet për dëmshpërblimin e
banorëve janë ngritur dhe pritet vetëm që të bëhet listimi i saktë i dëmeve
materiale brenda shtëpive si edhe gjësë së gjallë, për të mundësuar më pas
pagesat direkte ndaj të dëmtuarve prej përmbytjeve.
Ndërsa është bërë me dijeni se do të groposen edhe të gjitha kafshët e
ngordhura, në mënyrë që të mos përhapen epidemi.

Dëmshpërblimi deri më një i të gjitha dëmeve të
shkaktuara nga përmbytjet në veri të vendit ka qenë një premtim që kryeministri
Berisha ua ka bërë familjeve të dëmtuara dhe për të cilin ai ka pohuar se do ta
mbajë në mënyrë korrekte.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›