Basha: Nesër do të nisi verifikimi i dëmeve që shkaktuan përmbytjet

Shkodër, 22 janar NOA Nesër pritet të nisin
verifikimet e dëmeve për shtëpitë e dëmtuara nga përmbytjet në rrethinat e
Shkodrës.
Vendimi u mor sot gjatë një takimi ndërministror
të mbajtur në Shkodër ku merrnin pjesë ministrat Basha, Ruli e Olldashi.
Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha deklaroi në
takim se duke u nisur nga nesër do të nisi verifikimi i dëmeve për shtëpitë e
dëmtuara të banorëve në Shkodër.
Kemi përcaktuar komisionet e dëmshpërblimeve të cilët do nisin punën që nesër
për të vlerësuar dëmet shtëpi më shtëpi tha Basha pas mbledhjes ndërministrore
ndërsa u bëri thirrje banorëve të mos përdorin ujin e çezmave deri në përfundim
të dezinfektimit të plotë të zonës.
U kërkoj banorëve të mos konsumojnë ujin e çezmave por të përdorin ujë të
ambalazhuar që do tu shpërndahet nga emergjencat civile, deri në dezinfektimin
e plotë të zonave të banuara. Do të vazhdojë groposja e bagëtive të ngordhura u
shpreh më tej Basha.
k.k/NOA