E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonat e përmbytura, qeveria kërkon hartën e varfërisë

Tiranë, 22 janar
NOA - Qeveria i ka kërkuar ministrisë së Punës hartën e varfërisë për zonat e përmbytura
të qarkut të Shkodrës.

Burime zyrtare
nga ministria e punës thonë se kjo hartë do të vlejë për të dërguar një paketë
me ushqime pranë kategorive më të varfra që u prekën nga fatkeqësia.

Për këtë arsye,
një grup pune nga ministria e Punës dhe Shërbimi social kanë nisur
identifikimin e familjeve më të varfra dhe grave kryefamiljare në zonën e Nënshkodrës
të cilat do të përfitojnë ushqimet e përditshme.

Përveç kësaj, ka
përfunduar përllogaritja e familjeve të 7 komunave që u prekën nga përmbytjet,
të cilët sipas një udhëzimi të ministrit të Punës Spiro Ksera do të përfitojnë
ndihmë ekonomike.

Në skemën e ndihmës
ekonomike përfitojnë rreth 16 mijë familje në Shkodër, prej të cilëve 6600 në
zonën e Nënshkodrës.

b.m/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›