E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj: Synojnë konsolidimin e një kurrikule për degët e mësuesisë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, mori pjesë në analizën vjetore të Institutit të Kurikulës dhe Trajnimit, analizë që bëri bilancin e punës një vjeçare të këtij institucioni në varësi të MASH. Instituti Juaj është instituti i zhvillimit cilësor të shkollës dhe arsimit tonë. Rritja e cilësisë së shkollimit është sfida afatgjatë për Qeverinë aktuale dhe politikë bërjen në arsim dhe cilësia, është së pari, mësuesi i aftë dhe profesional, i përfshirë në sistemin arsimor dhe në

këtë qasje na motivon fakti që edhe pse jemi një vend i varfër, investimi që familja shqiptare dhe shoqëria bën në arsim, është mjaft i konsiderueshëm. Dhe për rritjen e cilësisë, po merren të gjitha masat që nga konsolidimi i një kurrikule sa më kualitative në shërbim të mësuesisë dhe degëve që përgatitin mësues nëpër universitetet tona, dhe deri tek platformat e veçanta për mastera dhe DND në shkencat e edukimit, pohoi në fjalën e tij ministri Tafaj. Ndër të tjera ai tha se mësuesit e sotëm duhet ta ndjejnë ndihmesën e institucioneve të tilla si IKT, APRIAL, AVA etj, pasi në plan të parë del aftësimi i tyre i vazhdueshëm në teknologjinë e informacionit dhe përshtatshmëri me kurrikulën e re pasi çdo mësues në këtë kuptim, ka nevojë të  ti ndjekë hap pas hapi ato në zhvillimin e shkollës. Ministri porositi pjesëtarët e institutit të jenë aktiv dhe kontribues në reformën e altertekstit. Kjo reforme kërkon mbështetje në verifikimin e cilësisë së teksteve shkollore përpara se ata të hidhen në treg. Një nga prioritete në fjalën e ministrit ishte dhe qëndrimi që duhet të mbahet ndaj arsimit privat në vend. Deri tani ai ka qenë i mbikëqyrur prej strukturave të shtetit ndërsa duhet që në të ardhmen edhe të mbështetet në përsosjen dhe zhvillimin e tij në të tërë komponentët përbërës për rritjen e cilësisë.

Last Updated on E Premte, 22 Janar 2010 21:34

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›