Xhon Uidhers: 1.2 milion aplikantë, fakt inkurajues
06/06/2009 Shtyrja e zgjedhjeve
“Preferenca ime është që, në vend që të flas për mundësi hipotetike, të punoj shumë në mënyrë që ky proces, për të cilin është rënë dakord, të realizohet. Mendoj se kjo kërkon përpjekje të mëdha nga të gjitha palët e përfshira në proces, por edhe nga drejtuesit politikë në vend. Në pikëpamjen time, ne kemi ende përpara nesh mundësinë që gjërat të funksionojnë ashtu si janë planifikuar. Nëse do të ketë alternativa të tjera, këto duhet të zgjidhen midis drejtuesve politikë të vendit, duhet të jetë vendim i tyre. Pra, do të ishte në dorën e tyre, jo tonën”.
Ambasadori amerikan komenton procesin e pajisjes me letërnjoftimet e reja
Përfaqësuesi zyrtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, ambasadori Xhon Uidhers, ka shprehur vlerësimin e tij në lidhje me procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit. Gjatë një konference për shtyp, e thirrur për të shprehur qëndrimin e rij mbi këtë proces, i dërguari i Uashingtonit në Tiranë theksoi se e sheh inkurajues faktin që 1.2 milion shqiptarë kanë aplikuar për kartat e identitetit. “Po përdor shifra të përafërta, sepse këto shifra me të drejtë ndryshojnë pothuajse çdo ditë, pra përafërsisht 1.2 milion, për aq kohë sa po flasim, ndërkohë që ne shpresojmë se ky numër do të rritet në ditët në vijim, madje do të rritet edhe me shpejtësi të madhe”, - ka deklaruar ambasadori Uidhers. Shefi i përfaqësisë diplomatike amerikane tha se numri i personave që kanë marrë kartat e identifikimit është shumë herë më i madh në krahasim me ata që kanë aplikuar. Uidhers deklaroi se është shumë e rëndësishme që ata që kanë aplikuar dhe që u është dhënë e drejta për të votuar duhet të sigurohen që t’i marrin këto karta, duhet të shkojnë e t’i tërheqin ato. “Është shumë e rëndësishme që autoritetet qeveritare të bëjnë gjithçka është e mundur për të inkurajuar njerëzit që të marrin kartat. Qeveria duhet të sigurohet se njerëzit që u është dhënë e drejta për të marrë një kartë ta kenë atë në duar. Elementi i dytë ka lidhje me raportimet mbi funksionimin e qendrave administrative nëpër Shqipëri”, - tha Uidhers. Si bëri me dije se zyrtarë të ambasadës po vizitojnë rajonet e Shqipërisë dhe se përshtypja është se gjërat po funksionojnë, por ka edhe disa probleme teknike në disa zona, sidomos në zonat rurale, të cilat duhen zgjidhur menjëherë. “Në disa zona kemi mësuar se nuk ka staf të mjaftueshëm për numrin e njerëzve që duan të aplikojnë, në disa zona ka problem me internetin dhe energjinë elektrike, në disa zona orari është i paqëndrueshëm dhe jo i rregullt, ndaj, kur njerëzit shkojnë për të aplikuar, nuk gjejnë njeri që t’u shërbejë. Është shumë e rëndësishme që këto probleme të zgjidhen dhe atyre t’u jepet mundësia për të aplikuar për kartat e identitetit”, - tha ambasadori amerikan. Ndërsa në lidhje me pajisjen me karta të personave pa pasaportë Uidhers theksoi se ky është një shqetësim. “Shpresoj që kjo të trajtohet si një çështje që kërkon ndërhyrje të menjëhershme, që këto çështje të zgjidhen si për sa i përket natyrës logjistike, ashtu dhe për sa i përket debatit politik të lidhur me të, në mënyrë që procesi i regjistrimit të votuesve të vazhdojë me shpejtësi dhe në mënyrë të barabartë”, - tha Uidhers.
Zgjidhja e ngërçit
“Forcat e ndryshme politike realizuan atë plan që ne kemi sot përpara nesh. Mendoj se duhet të bëhet çdo përpjekje e mundshme që ky plan të funksionojë e të realizohet, sepse ishte një plan i arritur mes forcave politike. Nëse do të ketë ndryshim në atë plan, për të cilin është rënë dakord, kjo nuk është diçka që i përket qeverisë amerikane apo ambasadës amerikane. Këto ndryshime duhet të realizohen me marrëveshje midis drejtuesve politikë shqiptarë. Ju, si pjesë e medies, mund të luani një rol jashtëzakonisht të dobishëm në atë që është çështja më themelore gjatë ditëve në vazhdim: përhapja e lajmit te votuesit, që ata të paraqiten dhe të marrin pjesë në këtë proces të jashtëzakonshëm që quhet “demokraci””.
“Lëvizja e Legalitetit”
Spahia: Mati do të votojë për legalitetin
Kryetari i partisë “Lëvizja e Legalitetit”, Ekrem Spahia, është shprehur i sigurt se Mati në zgjedhjet e 28 qershorit do të votojë për forcën politike që ai drejton. Duke folur në një takim elektoral në Burrel, Spahia tha se 28 qershori do të jetë dita kur Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të fitojnë për meritë të qeverisjes dhe premtimeve të realizuara. Gjatë këtij takimi kreu i legalistëve tha se në zgjedhjet parlamentare rrethi i Matit dhe Qarku i Dibrës do të përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë edhe me deputetë të forcës politike që drejton dhe janë të gjitha mundësitë që ky të jetë Besnik Murati, i cili është jo vetëm një përfaqësues i denjë i elektoratit të zonës, por edhe një pushtetar i suksesshëm dhe politikan i kultivuar. Duke shprehur optimizmin e tij për fitoren, Spahiu tha se “PLL-ja do të fitojë në zgjedhjet e 28 qershorit, sepse për të do të votojnë të gjithë mbretërorët matjanë; PLL-ja do të fitojë, sepse ajo mbart dhe trashëgon filozofinë qeverisëse të viteve 1928-1939, e cila është konkretizuar në rrethin e Matit nga pushtetarët vendorë të PLL-së, të cilët për shkak të suksesit janë rizgjedhur për disa mandate radhazi”. Spahia tha se e djathta do të fitojnë zgjedhjet, pasi do të mbështetet nga të gjithë ata që besuan dhe panë se Shqipëria ndryshoi.
Partia Republikane
Mediu: Punuam çdo ditë për të ndërtuar standardet
“Koalicioni i mazhorancës së djathtë gjatë katër vjetve të ardhshëm do të vazhdojë të punojë për vendosjen e shtetit ligjor”, - ka thënë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në një takim elektoral në Dibër. Ai theksoi se me besimin që zgjedhësit u dhanë të djathtëve, në radhë të parë për të ndërtuar shtetin ligjor, ku janë të gjithë të barabartë përballë tij. “Punuam çdo ditë, çdo muaj e çdo vit për të ndërtuar standardet për shqiptarët. Standarde të cilat bënë të mundur sot anëtarësimin në NATO dhe anëtarësimin në BE nesër. Sepse ëndrra europiane është ëndrra jonë e përbashkët. Ne kemi vetëm një rrugë: Bashkimin Europian”, - tha ai. Kreu i PR-së u shpreh se gjatë mandatit të dytë do të punohet edhe më shumë që Shqipëria të arrijë standarde të larta, të cilat çdo shqiptar i dëshiron dhe meriton. “Ne do të vijojmë në rrugën tonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sepse që të gjithë bashkë mund të luftojmë për t’i eliminuar përfundimisht këto fenomene. Do të vijojmë investimet në infrastrukturë, ta bëjmë Shqipërinë më afër shqiptarëve, me standarde më të larta”, - tha kryerepublikani.
Zëvendësimi
Rauf Troka emërohet prefekt i Qarkut të Fierit
Kryeministri Sali Berisha ka emëruar në postin e prefektit të Qarkut të Fierit Rauf Trokën, pas dorëheqjes së Shahin Bejtajt nga ky posti për shkak të kandidimit për deputet në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit. Mësohet se më parë Troka ka mbajtur detyrën e nënprefektit të Kuçovës. Prezantimi i prefektit të ri është bërë nga drejtori i përgjithshëm i Politikave të Zhvillimit dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme Roland Bejko gjatë një takim të organizuar gjatë ditës së djeshme në ambientet e prefekturës. Bejko gjatë prezantimit ka vlerësuar prefektin e ri të Qarkut të Fierit si një njeri model, i kompromisit dhe tolerant. Nga ana e tij prefekti Troka siguroi se do të vazhdojnë punën për realizimin e të gjitha detyrave funksionale. “E kam për obligim që së bashku me ju të jem një administrator dhe urë bashkimi midis nivelit të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore”, - tha ai. Qarku i Fierit përfshin rrethin e Fierit, Mallakastrës dhe Lushnjës, me një popullsi të përgjithshme rreth 480 mijë banorë.