PD përfiton 30 milionë lekë më shumë se PS-ja
06/06/2009 KQZ u ndan partive fondet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare
Partia Demokratike do të ketë 3 milionë lekë nga fondi i shtetit më shumë se Partia Socialiste për të përballuar fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të 2009-s. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas llogaritjeve në varësi të shumës prej 65 milionë lekësh që qeveria vuri në dispozicion të zgjedhjeve dhe formulës së përcaktuar në Kodin Zgjedhor, ka llogaritur shpërndarjen e lekëve për partitë parlamentare që kanë mandate në Kuvend. Në këtë mënyrë, nga 35 subjekte zgjedhore që janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, vetëm 11 prej tyre përfitojnë nga Buxheti i Shtetit. Ndërkohë subjektet e tjera do të financohen nga fonde jopublike. Në respektim të nenit 87 të ligjit për zgjedhjet, KQZ-ja ka shpërndarë 50 për qind të fondit, ose 32 milionë e 500 mijë lekë, mes partive politike të regjistruara për të marrë pjesë në zgjedhje dhe që kanë mandat në Kuvend. Kështu, përfitojnë: Partia Demokratike - 13.481.481 lekë; Partia Socialiste – 10.111.111 lekë; Partia Republikane - 2. 648.148 lekë; Partia Socialdemokrate - 1.685.185 lekë; Lëvizja Socialiste për Integrim - 1.203.704; Partia Agrare Ambientaliste - 962.963; Partia Aleanca Demokratike - 722.222; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut - 481.481; Partia Demokristiane - 481.481; Partia Demokracia Sociale - 481.481 dhe Partia Bashkimi Liberaldemokrat - 240.743 lekë. Ndërsa gjysma tjetër e fondit do të ndahet mes partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kanë marrë jo më pak se 2 vende në Kuvend, në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare. Në këtë mënyrë, nga gjysma e dytë përfitojnë: PR - 8.046.992 lekë; PSD - 5.136.667 lekë; PS - 3.582.093 lekë; LSI - 3.386.956 lekë; PD - 3.091.861 lekë; - PAA 2.644.556; AD - 1.920.479; PDS - 1.711.151; PBDNJ - 1.664.092; dhe PDK - 1.315.153 lekë. Në total secila prej tyre do të përfitojë sa shumatorja e dy 50 për qindëshave. E shprehur në shifra, PD-ja do tëpërfitojë për zgjedhjet e ardhshme 16 573 342 lekë nga fondi i shtetit; PS do të fitojë 13. 693. 204 lekë; PR do të fitojë 10.695.140 lekë; PSD do të fitojë 6. 821. 852; LSI do të fitojë 4. 590. 660; PAA - 3. 607. 519; PAD - 2.642. 701; PDS - 2.192. 632; PBDNJ - 2.145.573; PDK - 1.796. 634; PBLD - 240.743 lekë. Po sot KQZ-ja do të shqyrtojë projektvendimin që mundëson votimin e të verbërve.
Fondi që përfitojë partitë
1. PD - 16 573 342 lekë
2. PS - 13 693 204 lekë
3. PR - 10 695 140 lekë
4. PSD - 6 821 852 lekë
5. LSI - 4 590 660 lekë
6. PAA - 3 607 519 lekë
7. PAD - 2 642 701 lekë
8. PDS - 2 192 632 lekë
9. PBDNJ - 2 145 573 lekë
10. PDK -1 796 634 lekë
11. PBLD - 240 743 lekë