Vëzhguesit e OJF-ve, Kosovrasti shtyn miratimin e listës
06/06/2009 KQZ lë pezull lejen për 174 afatgjatë dhe 3053 afatshkurtër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të miratojë listën me 253 vëzhguesit e kërkuar nga 7 OJQ për ditën e zgjedhjeve për shkak të mungesës së dokumentacionit. Shqetësimi u ngrit nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike në komision Njazi Kosovrasti, i cili ngriti pretendimin se OJF-të pjesë e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë dhe të kryesuar nga Greta Meta, nuk kishin një marrëveshje që vërtetonte legjitimitetin e këtyre koalicioneve për të akredituar vëzhgues. “Ky ‘Mjafti’ ka si drejtor të bordit ekzekutiv Erion Veliajn, i cili është edhe kandidat për deputet”, - tha ai. Një pretendim tjetër i PD-së ishte se pjesë e koalicionit monitorues do të jenë dhe OJQ-të që nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Nga shtatë OJF që kishin paraqitur kërkesën për vëzhgues, vetëm 4 prej tyre ekzistojnë të regjistruara në gjykatë, ndërkohë që pretendimi i demokratëve ishte se ky formacion nuk njihej ligjërisht. Ndërkohë kërkesën për vëzhgues e kanë paraqitur edhe Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut Shqipëri - për 174 vëzhgues afatgjatë dhe 2500 afatshkurtër. Po dje Partia Socialiste u kërkoi anëtarëve të KQZ-së shtyrjen e shtypjes së fletëve të votimit derisa Kolegji Zgjedhor të vendosë të çregjistrojë ose jo Partinë Agrare Ambientaliste nga lista e partive për të cilat do të votohet. PS-ja ka kërkuar nga Apeli çregjistrimin e PAA-së nga pjesëmarrja në zgjedhje, me pretendimin se kjo e fundit nuk ka plotësuar kriterin prej 30 % të kuotave të kandidatëve femra. “Kërkojmë këtë pezullim të përkohshëm të prodhimit të fletëve të votimit, pasi një vendim i mundshëm i kolegjit për anulimin e vendimit të KQZ-së do të pasjelle përjashtimin e PAA-së nga fleta e votimit, ndërsa mospezullimi i prodhimit të fletëve gjatë kësaj kohe sjell si pasojë përfshirjen në fletën e votimit të një subjekti politik listat e të cilit janë përjashtuar nga procesi. Kjo do të sjellë ngatërrimin e zgjedhësve në votim”, - thuhet në objektin e kërkesës.