Berisha inaguron HEC-in e Ashtës: Do ndërtojnë 443 të tjerë
SHKODER- Është inaguaruar sot në Bushat të Shkodrës hidrocentrali i Ashtës, në ceremoninë e të cilit ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse kreu i qeverisë është shprehur se Shqipëria ka pasuri të mëdha ujore, ndërsa shtoi se qeveria e tij është e vendosur të investojë në fushën e energjisë.
“Qeveria do të bëjmë gjithçka që pasuritë ujore të vendit të shndërrohen në vepra energjetike për shqiptarët, pasi Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të bëhet superfuqi energjetike në rajon”, u shpreh Berisha.
Kreu i ekzekutivit e vuri theksin tek rritja e investimeve në fushën e energjisë, duke premtuar ndërtimin e 443 HEC-e në vend, me vlerë 200 mln lekë.
Berisha u shpreh ndër të tjera se ky HEC u ndërtua, pas një gare të hapur e transparente, nga një kompani austriake.
"Në tenderin për ndërtimin e HEC-ve të Ashtës morën pjesë kompani nga gjithë Evropa, por oferta e kompanive austriake Verbund dhe EVN ishte më e leverdisshmja", nënvizoi kryeministri Berisha, duke shtuar se bashkëpunimi Shqipëri-Austri do të vijojë edhe në të ardhmen.
Sot u përurua hidrocentrali Ashta 1, një projekt i kompanive austriake Verbund dhe EVN që përfshin ndërtimin e HEC-eve Ashta 1 dhe Ashta 2 , një investim prej 200 milionë euro. Deri në vitin 2012, kompanitë austriake Verbund dhe EVN do të përfundojnë edhe ndërtimin e HEC-it Ashta 2. Ndërtimi i HEC-it Ashta 1 nisi në fillim të vitit 2010, por u shty për shkak të kushteve shumë të pafavorshme të motit.
Hidrocentrali është ngritur në veri të Shqipërisë në afërsi të Shkodrës, qytetit të katërt për nga madhësia në vend . Pas vënies në punë, hidrocentrali i Ashtës do të prodhojë 240 milionë KW energji elektrike dhe do të furnizojë me energji 100 mijë familje shqiptare.
(m.a/BalkanWeb)