E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kolegji të japë drejtësi për Tiranën, i detyrohet Popullit

TIRANË-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri thirrje sot Kolegjit Zgjedhor nëpërmjet një konference për shtyp që me maturi të vendosë nesër rreth garës për Bashkinë e Tiranës.

“Presim nga Kolegji zgjedhor për drejtësi ende të munguar e cila prej javësh lëngon mes kapitulimit përballë presionit të pushteit dhe përballë detyrimit kushtetues përballë popullit sovran, presim që Kolegji Zgjedhor të mos shkelë ligjin e mbyllë veshët e sytë përballë kanibalizmit elektoral që u bë nga KQZ dhe të mos ngrejë dorën për të vrarë dhe njëherë të drejtën kushtetuese të këtij populli.”

Një ditë para se Kolegji Zgjedhor të vendosë rreth kërkesë padisë së PS ku kërkohet rivotim në Tiranë, Rama bën një tjetër apel, direkt për anëtarët e këtij Kolegji.

“Presim që 5 gjykatësit të mos tremben nga Saliu por të ushtrojnë detyrën e të japin drejtësi... Si fitimtarë të zgjedhjeve për të mos lejuar që kriza e zgjedhjeve të mos përsëritet dhe daljen nga kriza e zgjedhjeve 2 vjetëve ne jemi gati të rikthehemi para popullit të Tiranës për një rigjykim të votës. U themi Kolegjit të mos kenë frikë, ata që ju kanë vënë bodiguardë pasi ata duan t’iu përdorin si mish për ligje antikushtetuese”.

Sipas Ramës, një vendim i drejtë i Kolegjit Zgjedhor do të nënshkruante mbi të gjtiha një faqe të re në historinë e drejtësisë shqiptare.

“Të jeni të sigurt se duke mundur nesër frikën, ju do clironi jo vetëm veten përballë Kushtetutëes dhe popullit Sovran, por do të shkruani një faqe drejtësie në historinë e popullit.
Mënyra si do të zgjidhet kriza e zgjedhjeve është shumë e rëndësishme më e rëndësishme se emri i kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës, theksoi Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›