Gjendet i pajetë nën gurë 75-vjeçari, ishte zhdukur prej dy ditësh
I moshuari Safet Limani kishte dy dite që ishte larguar nga shtëpia e vajzës së tij dhe është gjetur dje i pajetë nën masivin e gurëve
Kolonjë Një 75-vjeçar nga qyteti i Ersekës është gjetur pa jetë ditën e djeshme në malin e Gramozit nga familjarët. Viktima Safet Lumani, që pas vdekjes se gruas qëndronte tek vajza e vetme në fshatit Qinam dhe dy ditë më parë është larguar për të shkuar në malin e Gramozin, që është mbi qytet, për të mbledhur çaj, por sipas policisë ka rrëshqitur nga një lartësi e madhe dhe është zënë nga disa gurë duke gjetur vdekjen.
Kërkimi
I moshuari nga rrethi i Kolonjës është gjetur i vdekur poshtë një masivi shkëmbinjsh në malin e Gramozit. Duke iu referuar burimeve të policisë lokale mësohet se viktima, e identifikuar si shtetasi Safet Lumani, është gjetur gjatë të hënës i vdekur shumë larg shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë mendohet se ka ndodhur dy ditë më parë kur i moshuari kishte ikur nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Ai është gjetur pa jetë në Malin e Gramozit në rrethin Kolonjës, i mbuluar nga një masiv shkëmbor. Sipas burimeve të uniformave blu, që vijnë nga vendi i ngjarjes, bëhet fjalë për shtetasin Safet Lumani, i cili ashtu si çdo ditë tjetër gjatë të shtunës është larguar në mëngjes herët nga shtëpia për të vazhduar punën e tij në mal. Viktima shkonte prej disa javësh në malin e Gramozit, për të mbledhur bimë medicinal, të cilat më pas i shiste dhe fitonte të holla për familjen e tij të varfër. Sipas të njëjtave burime mësohet se burri ishte në një terren tejet të thyer malor, ku kishte gjetur vendin për të mbledhur gurët e tij. Por gjatë kësaj kohë dyshohet që i moshuari është rrëzuar dhe për fat të keq një sasi gurësh e ka zënë poshtë, duke e lënë të vdekur në vend. 75-vjeçari mësohet se ishte zhdukur para dy ditësh, teksa familjarët e tij kishin denoncuar në polici duke kërkuar ndihmë nga uniformat blu. Megjithëse kanë filluar kërkime të shumta intensive në mal, vetëm gjatë të hënës është zbuluar vendi ku ishte rrëzuar i moshuari, i mbuluar nga sasia e masivit shkëmbor. Trupi i pajetë është dërguar në morg, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa nga hetimet paraprake rezulton se vdekja e të moshuarit, i shpallur në kërkim prej 48 orësh, është aksidentale.
Irena Vreto