E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi vizite treditore ne Turqi

Presidenti. Bamir Topi se bashku me Zonjen e Pare Teuta Topi niset per ne Republiken e Turqise ku do te zhvilloje nje vizite zyrtare treditore me ftese te Presidentit turk Abullah Gyl. Ne delegacionin zyrtar qe shoqeron Kryetarin e Shtetit Shqiptar me kete rast do te jene te pranishem dhe Zevendesministri i Puneve te Jashtme Selim Belortaja Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes Nikolin Jaka.

Ne kuader te kesaj vizite zyrtare ne Republiken e Turqise Presidenti i Republikes do te pritet me nderime shteterore dhe do te zhvilloje bisedime me drejtuesit me te larte te shtetit turk Presidentin e vendit Abdullah Gyl me te cilin do te mbaje dhe nje konference te perbashket per shtyp Kryeministrin Rexhep Tajip Erdoan Kryetarin e Asamblese se Madhe Kombetare te Turqise Cemil Cicek. Agjenda e Presidentit Topi parashikon gjithashtu dhe pjesemarrjen e tij ne Mbledhjen e Keshillit te Biznesit turko-shqiptar ku Kryetari i Shtetit Shqiptar pritet te mbaje fjalen pershendetese.

Ne permbyllje te vizites Presidenti Topi do te zhvilloje nje takim dhe me perfaqesues te bashkesise shqiptare ne Turqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›