Berisha inauguron rrugën
Belsh - Kryeministri Sali Berisha ishte sot i pranishëm në përurimin e rrugës që lidh qytetin e Belshit me atë të Kuçovës. Ky segment është 14 kilometra i gjatë, dhe do t'i kushtojë 590 milionë lekë buxhetit të shtetit.
“Ky është një nga segmentet më të rëndësishme të rrugës që lidh Tiranën me Beratin, ndaj dhe ka qenë një përparësi madhore për këtë qeveri”, deklaroi Berisha gjatë inaugurimit.
Kjo rrugë do të jetë një arterie më shumë për zonën e Belshit, e cila është një nga më dinamiket në Qarkun e Elbasanit. Qeveria shqiptare ka financuar edhe dy segmentet e tjera, Belsh-Peqin dhe Belsh-Lushnje, punimet e të cilave kanë nisur.