Oketa Jones, vlerësojnë reformat e ushtrisë shqiptare
Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Stjuart Jones. Kreu i Mbrojtjes shqiptare, gjatë këtij takimi bëri prezent të gjitha reformat që ka bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë Forcat e Armatosura Shqiptare, tashmë si pjesë e Aleancës. Oketa e falënderoi Jones për ndihmën e madhe dhe mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë dhe japin në një prej proceseve më të rëndësishme për Ministrinë e Mbrojtjes, atë të asgjësimit të të gjitha municioneve të tepërta në Shqipëri.
Zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Jones vlerësoi rolin e Shqipërisë me pjesëmarrjen e saj në të gjitha misionet paqeruajtëse, reformat që po bën Shqipëria dhe ushtria shqiptare.