Berisha ironizon: Ngjela, avokati i PS? Fati i zi i socialistëve
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha, nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike i përgjigjet Ramës mbi kërkesën për hapjen e kutive të votimit.
Duke e cilësuar të kundraligjshme kërkesën dhe në kundërshtim me Kushtetutën Berisha tha se në asnjë shtet asnjë qeveri nuk mund të dalë mbi vendimet gjyqësore.
“Rama përmendi Afganistanin. Komisioni ndërkombëtar vendosi hapjen e kutive. Në Greqi po bëhet rinumërimi brenda procesit të shqyrtimit të ankesave. Të më thotë Rama cila qeveri ka dalë mbi vendimin e gjykatës?”
Berisha shtoi se kërkesa e PS-së u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor dhe “nuk ka mekanizëm tjetër për të plotësuar kërkesën”, ndërsa ftoi Ramën që të thërrasë ekspertët më të mirë për të shqyrtuar aktet ligjore dhe kushtetuese të vendit.
Kryetari i PD-së reagoi dhe ndaj vendimit të PS-së që Spartak Ngjela të ishte avokati mbrojtjës i ankimimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese mbi marrëveshjen detare Shqipëri- Greqi.
“Është aventura më e madhe dhe fati më i zi i kësaj partie” ironizoi Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së".
Spartak Ngjela me profesion jurist dikur një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Sali Berishës, u shkëput nga Partia Demokratike në 2006, pas kundërshtimeve të tij të hapura mbi miratuar mënyrën qeverisjes së djathtë dhe mjaft ligje që qeveria kishte dërguar atëherë në Kuvend, dhe që Ngjela i konsideronte antikushtetues.
Aktualisht kryetar i partisë Ligj dhe Drejtësi” konfirmoi pak ditë më parë se do të ishte avokati mbrojtës i ankimimit të të partive politike mbi kushtetueshmërinë e marrëveshjes detare Shqipëri- Greqi.
(s.g/BalkanWeb)