E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet në Tiranë një bullgar i dyshuar për trafik ilegal

TIRANË- Një shtetas bullgar, i dyshuar për "trafik ilegal" u arrestua në Tiranë mbrëmë në orët e vona. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës bënë të ditur, se "31-vjeçari Borislav Grançarov, me shtetësi e kombësi bullgare, dyshohet se ka ndihmuar dy shtetas afganë për të kaluar kufirin Greqi- Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë, me destinacion Italinë".
Burimet sqarojnë se shtetasit afganë, që tentonin të kalonin kufirin shqiptar në mënyrë klandestine, u gjetën të fshehur në një kamion të parkuar në një parking privat pranë Doganës së Tiranës.
Materialet hetimore në ngarkim të 31-vjeçarit nga Bullgaria, i kaluan Prokurorisë së Tiranës, ndërsa shtetasit me kombësi afgane do t’i dorëzohen Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin, me qëllim prapsimin e tyre në shtetin Grek.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›