Lohan inspekton projektet e KE në Shqipëri
RUBIK- Shefi delegacionit të Komisionit Europian, ambasadori Helmut Lohan ka nisur turin dyditor në veri të vendit gjatë të cilit do vizitojë projektet e financuara nga KE. Ndalesa e parë ka qënë në landifillin e Rubikut. Lohan ka vizituar nga afër vendin ku janë grumbulluar mbetjet nga uzina e bakrit në Rubik.
Projekti me vlerë rreth 4.4 milionë euro synon pastrimin e zonës nga mbetjet e rrezikshme dhe përmirësimin e kushteve mjedisore.
Projekti në fjalë ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë, ndërsa janë grumbulluar rreth 180 mijë metër kub mbetje. Ambasadori Lohan tha se investimet për zhvillimin e zonës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Ndalesat e tjera të ambasdorit Lohan janë zyra e thesarit në Burrel, gjykata në Peshkopi, zyra e regjistrimit të pronave në Dibër dhe pika e kalimit kufitar me Maqedoninë, të gjitha këto investime të Komisonit Europian.
(e.n/BalkanWeb)