E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falja e kufijve, G99 protestë para Parlamentit

TIRANE- Me parrullat “Toka e Shqipërisë jo pronë e qeverisë” lëvizja G99 ka protestuar sot përpara parlamentit kundër marrëveshjes së ujrave mes Shqipërisë dhe Greqinë. Protestës iu bashkuan organizata të ndryshme dhe qytetarë të Tiranës. Duke mbajtur fjalën hapëse, kryetari i G99, Erjon Veliaj tha se të qënurit patrioit nuk është jashtë mode ndërsa sulmoi dyshen Berisha- Meta për mungesën e trasparencës për marrëveshjen.

“E rëndësishme është të jemi mirë me veten tonë njeherë pastaj të jemi mirë me fqinjët tanë dhe me të gjithë ndërkombëtarët e tjerë. Unë nuk besoj që ka dalë jashtë mode të jesh shqiptar, nuk besoj që ka dalë jashtë mode të jesh patriot, nuk besoj që ka dalë jashtë mode të duash veten tënde dhe fqinjët e tu. Ky është vetëm një fillim për të treguar që të qënit shqiptar dhe të qënit i interesuar për mirëqënien e vendit tënd nuk është dicka që ka dalë jashtë mode” u shpreh Veliaj.

Ndërsa e konsideroi vendimin për shtyrjen e ratfikimit të marrëveshjes si shtyrje të tradhëtisë për një moment tjetër, Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të mos heshtin ndaj padrejtësisë së “faljes së kufijve”.

“Ajo që kemi marrë vesh nga qeveria është që kjo marrëveshje do të shtyhet për një moment tjetër, është si të thuash që ne do ta shtyjmë këtë tradhti për një moment më të vonë që gjithsesi do të ndodhë” tha kreu i G99.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›