Rriten depozitat në Euro, shkak forcimi ndaj Lekut
TIRANE- Forcimi i vazhdueshëm i Euros naj monedhës kombëtare Lekut, po ndikon në vendimin e qytetarëve për depozitimin e parave të tyre. Banka e Shqipërisë ka konstatuar se pjesa dërrmuese e kursimeve që janë epozituar në sistemin bankar gjatë muajve të funsit kanë qenë në euro.
Sipas të dhënave zyrtare nga institucioni mbikqyrës bankar, gjatë pjesës së parë të këtij viti totali i epozitave u rrit me rreth 25 miliard lekë, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. 90% e kësaj shume është në euro.
Ekspertët e sistemit bankar shpjegojnë se duke depozituar para me monedhën e eurozonës , qytetarët shpresojnë të fitojnë në kursin e këmbimit në momentin që do ti tërheqin dhe do ti këmbejnë ato me lekun shqiptar.
Por sipas tyre, një tjetër faktor që ka ndikuar në vendimarrje është edhe përdorimi gjithmonë e më i madh i Euros në vendin tonë.
Forcimi i Euros ndaj lekut ka nisur që në fillim të këtij viti, e ndikuar edhe nga griza globale që coi në reduktimin e të ardhurave nga emigrantët. Aktualisht monedha e eurozonës këmbehet në tregun e këmbimit me 138 lekë, ndërkohë që rekordi i saj historik u arrit në 24 shtator kur preku nivelin e 139 lekëve. (e.n/News24/BalkanWeb)