E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i Europës, qendër rehabilitimi në Kavajë

KAVAJË- Hapet qendra për rehabilitimin dhe riintegrimin e minorenëve në qytetin e Kavajës, edhe pse projekti duhet të kishte përfunduar rreth 1 vit më parë. Vlera e ndërtimit të saj shkon në 1.7 milion euro, ndërsa financues është Këshilli Europës. Qendra e cila ka në brendësi të saj ambiente argëtimi e studimi do të ketë në dispozicion një staf prej 30 vetash.
Kontigjenti i parë që kanë mbërritur tashmë në qendër janë rreth 10 të dënuar, kryesisht nga burgu i Vaqarrit, ndërsa në ditët në vijim ky numër pritet të rritet.
Të dënuarit minorenë do te strehohen në këtë qendër me kapacitet 50 vetë e cila ofron rehabilitim njëkohësisht dhe riintegrim, për t’i përgatitur ata t’i rikthehen jetës normale.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›