Berisha kërkon ndihmën e shoqërisë civile në luftën antikorrupsion
Qeverisa thellon luftën antikorrupsion deri në fshatrat më të thella të Shqipërisë. Paralel me të, qeveria do të konsolidojë dhe mekanizmin e monitorimit të institucioneve të shtetit. Për këtë qeveria kërkon ndihmën e shoqërisë civile për një monitorim sa më të rreptë dhe konsolidim të mëtejshëm të luftës kundër korrupsionit. Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje se qeveria do bëjë disponibël fondin e përcaktuar për shoqërinë civile në këtë drejtim. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë foli për përparësitë e aktivizimit më të gjerë të shoqërisë civile në monitorimin e korrupsionit, duke e bërë këtë betejë më efikase. “Ne, - pohoi ai, - duhet të mendojmë për një sistem të fortë e të konsoliduar të monitorimit”. Sipas tij, ky sistem kalon nëpërmjet shoqërisë civile. Në gjykimin e Berishës, ajo ka meritën e zhvillimit të aftësive të domosdoshme për të përmbushur misionin, ka meritën e dytë të madhe që ka dialogun, hapjen dhe pavarësinë. “Një bashkëpunim i gjerë me këto organizata, në një nivel që nuk ka ekzistuar ndonjëherë, do të mund ta bëjë luftën kundër korrupsionit në Shqipëri shumë më eficente”, - theksoi z. Berisha. “Shteti, - u shpreh Kryeministri, - e ka jetik monitorimin e luftës kundër korrupsionit. Faktohet se nuk ka monitor më të mirë, sesa media e shoqëria civile. Por, - shtoi ai, - këtu, mediat janë biznes, të pleksura keq, pasi drejtuesit e saj janë edhe drejtorë, edhe biznesmenë. Por, - vijoi Berisha, - sërish nuk ka vend për t’u dëshpëruar. Ka vend që të jemi aktivë, në mënyrë që të konsolidohet i gjithë mekanizmi i monitorimit të rreptë të shtetit, të qeverisë, administratës, gjyqësorit, Parlamentit dhe të gjitha institucioneve. Kjo është transparencë ndaj publikut. Publiku duhet të ketë syrin e vet edhe nëpërmjet organizatave të pavarura që janë ato të shoqërisë civile”, - deklaroi z. Berisha. Me konsolidimin e këtij mekanizmi, Kryeministri Berisha shprehu besimin se do të ridimensionohet edhe mbikëqyrja jo vetëm e veprimtarisë publike, por edhe në sektorin privat. Ai vuri theksin tek përpjekjet për të ridimensionuar mbikëqyrjen ndaj të gjitha veprimtarive publike dhe gradualisht, duke u aftësuar shoqëria civile, bëhet edhe monitori më i mirë edhe i korrupsionit në sektorin privat, gjë të cilën në njëfarë mënyre ajo e bën. Sipas Kryeministrit, zëra të herëpashershëm ekzistojnë, por duhet të strukturohen dhe konsolidohen. Kryeministri Berisha bëri të ditur se qeveria do bëjë disponibël fondin e përcaktuar për shoqërinë civile në këtë drejtim. “Në qoftë se ka një fushë ku qeveria duhet të financojë kundër vetes së saj, është kjo fushë. Qeveria duhet të financojë për ta mbajtur nën vëzhgim të rreptë, sepse ky është interesi më i mirë i saj dhe i publikut dhe vëzhgim të rreptë mund të vendosë shoqëria civile”, - u shpreh Kryeministri. Duke e konsideruar të rëndësishme shtrirjen e monitorimit deri në fshat, Kryeministri tha se në qoftë se krijohet një rrjet i gjerë monitorimi i veprimtarive, rezultatet do të jenë të mahnitshme.
“Media, biznes i pleksur keq”
Berisha deklaroi dje se monitorimi më i mirë është media, por këtu në Shqipëri, sipas tij, media është e lidhur me interesa të ndryshme. “Faktohet se nuk ka monitor më të mirë, sesa media e shoqëria civile. Por, - shtoi ai, - këtu, mediat janë biznes, të pleksura keq, pasi drejtuesit e saj janë edhe drejtorë, edhe biznesmenë. Por sërish nuk ka vend për t’u dëshpëruar. Ka vend që të jemi aktivë, në mënyrë që të konsolidohet i gjithë mekanizmi i monitorimit të rreptë të shtetit, të qeverisë, administratës, gjyqësorit, Parlamentit dhe të gjitha institucioneve”.
Qeveria, sanksione për ryshfetin
Qeveria ashpërson edhe më tepër betejën antikorrupsion, në mënyrë të veçantë ndaj atyre që marrin ryshfet. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri Sali Berisha vuri në dukje plotësimin e legjislacionit aktual dhe neneve përkatëse që kanë të bëjnë me korrupsionin. “Ne i kemi ratifikuar konventat, por duhet të bëhen të gjitha plotësimet në legjislacionin tonë, në mënyrë të veçantë nenet antiryshfet ndaj kompanive vendase dhe të huaja. Konventat ndërkombëtare kanë efekt kudo. Në të gjitha procedurat që ne mbulojmë, duhet të ketë një kriter themelor të vështrimit të tyre, kriteri antikorrupsion”, - theksoi z. Berisha. Sipas tij, korrupsioni është një ajsberg i vërtetë, përmasat e të cilit shtrihen jo vetëm në sektorin publik. “Ne po merremi vetëm me fushën publike dhe nuk mund të spostohemi për asnjë moment, por dimensionet e tij janë në të gjithë sektorët, në përballjen me të cilët ne jemi ende larg”, - tha z. Berisha. Kryeministri Berisha u shpreh për domosdoshmërinë e plotësimit të të gjithë legjislacionit në këtë drejtim, në veçanti nenet antiryshfet ndaj kompanive vendase dhe të huaja.
Antikorrupsioni, qeveria firmos grantin e “Mijëvjeçarit”
Këshilli i Ministrave ratifikoi dje marrëveshjen e grantit ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të objektivit strategjik për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të “Sfidës së Mijëvjeçarit” (faza e dytë). Kryeministri Berisha e konsideroi me rëndësi të jashtëzakonshme fazën e dytë të këtij programi, ku vendoset “One Stop Shop” për licencat dhe lejet e mbetura. “Ne vendosim “One Stop Shop” për licencat dhe lejet e mbetura, pas heqjes së dy të tretave të tyre. Studimet e kësaj praktike kanë faktuar se ajo ka ulur rreth 9 deri në 10 herë korrupsionin dhe ka shkurtuar shumë herë kohën e zvarritjes burokratike”, - u shpreh Kryeministri. Z. Berisha shtoi më tej se ky projekt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit, të cilën e cilësoi një luftë të vazhdueshme dhe të pandërprerë. “Betejën e kemi fituar, por lufta vazhdon dhe ne do të mund ta fitojmë këtë luftë. Fitorja e kësaj beteje nga qeveria shqiptare ka pasur jehonë botërore. Në një konferencë ndërkombëtare në Bruksel, takova themeluesin e Transparency International, i cili iu shpreh pjesëmarrësve se ka qenë një rezultat shumë i ndjeshëm. Por, absolutisht ai përbën vetëm atë që e kam shprehur edhe më parë, daljen nga gjysma e natës në gjysmë të dritës. Ndaj, duhet të vazhdojmë me të gjithë potencialin tonë”, - u shpreh Kryeministri.