Berisha kërkon regjistrimin online për subjektet private
10/03/2010 Takimi ndërministerial për biznesin
Kryeministri Berisha thirri dje në një mbledhje Grupin Ndërministerial të punës për thellimin e reformës së regjistrimit të biznesit. Shërbimi i regjistrimit të biznesit, me gjithë sukseset e dukshme dhe shkurtimin drastik të kohës së regjistrimit, do të duhet të modernizohet dhe të kalojë në shërbimin e regjistrimit online. Për këtë qëllim u vunë detyra konkrete për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që nën koordinimin e Ministrit të Shtetit për Reformat, të përcaktojnë një plan veprimi brenda një periudhe të shkurtër, për kalimin në regjistrimin online të biznesit. Në takim merrnin pjesë ministri i Shtetit për Reformat Genc Pollo, drejtues të lartë të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, të Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik etj. Ka qenë në programin e Partisë Demokratike, që në fushatën e vitit 2005, lehtësimi i procedurave për regjistrimin e biznesit, si një masë për parandalimin e abuzimit, shkurtimin e kohës dhe shmangie nga informaliteti.