E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhet për më shumë se të 5-ën herë kisha e Shën Kollit

08/02/2011  Nga persona të paidentifikuar u grabit kambana dhe disa sende me vlerë

FIER- Vidhen sërish vendet e shenjtë në rrethin e Fierit duke shënuar një rast unikal për këtë vit. Këtë herë pre e grabitësve të panjohur ende nga policia ka qenë kisha e Shën Kollit në rrethin e Libofshës një ndër kultet e shenjta dhe të vjetra të kësaj zone mbi 500-vjeçare. Duket se varfëria ekstreme duket se nuk po kursen as vendet e shenjta.

Grabitja

Persona të paidentifikuar kanë grabitur kishën e Shën Kollit në Libofshë të rrethit Fier. Mësohet një kambanë e madhe dhe disa sende të tjera me vlerë kanë qenë pre e grabitësve. Vjedhja është konstatuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga disa besimtarë të rastit banor të kësaj zone, të cilët kanë vërejtur edhe derën e jashtme të shqyer të kishës së vjetër dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet e policisë dhe të kishës së Libofshës, priftin e saj. Policia menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka vërtetuar se gjatë orëve të natës persona të paidentifikuar janë futur në ambientet e kishës dhe duke thyer bravën e derës dhe më pas kanë arritur të marrin sendet me vlerë. Duket se sendet me vlerë të kishave po bëhen lakmi për persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë dashur një fitim maksimal në mënyrë të pandershme. Sipas banorëve të zonës nuk është hera e parë që kjo kishë është bërë pre e grabitësve, ndërkohë që vetëm vitin e kaluar është grabitur mbi 5 herë. "Por në të gjitha herët janë marrë dhe shqyer arka e kishës me të ardhurat e pakta të grumbulluar nga besimtarët dhe jo ndonjë gjë me vlerë”,-thotë Todi Mita, banor i zonës së Libofshës. Gjithashtu banorët shprehen se në të gjitha rastet e grabitjes nuk rezulton asnjë autor nga ana e policisë. Këtë herë vjedhja është më e shtrenjtë se bëhet fjalë për objekte me vlerë të veçantë dhe jo imitime por unikale të kësaj kishe të vjetër të kësaj zone. Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Fier për veprën penale “vjedhje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›