E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB jep edhe 21.6 milionë $ për sigurinë e digave

 Ky financim bëhet në kuadër të Programit APL të Komunitetit të Energjisë të Evropës Juglindore – APL 5 për Projektin e sigurisë së digave të Shqipërisë.

Financimi shtesë do të plotësojë kredinë origjinale të IDA-s prej 35.3 milionë USD për të mbështetur qeverinë në sigurimin e hidrocentraleve më të mëdha të vendit mbi kaskadën e Drinit. Ai gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e efiçencës operacionale dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji për tregun rajonal të energjisë elektrike.

Huaja shtesë do të mbështesë plotësimin e dy aktiviteteve kryesore, si rehabilitimi i ujëshkarkuesve në tre digat e kaskadës së lumit Drin (hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vaut i Dejës); si dhe rehabilitimi i hidrocentralit të Komanit nëpërmjet rinovimit të pajisjeve elektro-mekanike dhe zëvendësimit të sistemeve ekzistuese të kontrollit, mbrojtjes dhe monitorimit.

“Ky financim shtesë do të mundësojë zbatimin e suksesshëm të projektit origjinal, duke kontribuar në këtë mënyrë për sigurimin e hidrocentraleve kryesorë të Shqipëri dhe duke ndihmuar në parandalimin e një fatkeqësie të mundshme nga një prishje e digës,” tha Salvador Rivera, drejtuesi i ekipit të Bankës Botërore për Projektin e sigurisë së digave. Programi APL i Komunitetit të Energjisë të Evropës Juglindore – APL 5 për Projektin e sigurisë së digave të Shqipërisë është pjesë e një programi më të madh të sigurisë së digave, i financuar paralelisht nga donatorë të tjerë si SECO-Zvicër, KfW Gjermani, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Qeveria e Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2011-12-21 15:02
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›