E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha komenton çmimet “Oskar”: “Sandra Bullok e ka gjyshen shqiptare”



Kryeministri Berisha, në fillim të fjalës së tij në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të PD-së, ka uruar deputetët e PD-së me rastin e 8 Marsit si dhe është ndalur dhe te ndarja e çmimeve “Oskar”, ku çmimin për filmin më të mirë të vitit e mori një regjisore femër. “Ju uroj gëzuar këtë ditë, e cila nisi me shenjën e triumfit të gruas. Kathryn Bigelow u bë gruaja e parë që arriti të fitojë dhe të meritojë gjashtë çmimet ‘Oskar’ të këtij viti me filmin e saj ‘The Hurt Locker’, por duhet të jemi të sinqertë se nga të gjitha ato çmime që u dhanë aty, më e merituara ishte Sandra Bullok. Rajmonda, gjëja më mahnitëse ishte se Sanda Bullok një ditë më parë mori çmimin si artistja më e keqe e vitit dhe një ditë më pas u nderua me çmimin ‘Oskar’ si artistja më e mirë. Rallë ndodh që i njëjti person të pushtojë të gjithë spektrin, siç ndodhi me këtë artiste të madhe, për të cilën më thonë se ka gjyshe me origjinë shqiptare”, - është shprehur Berisha.

9 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›